Njoftim nga: SEKRETARIATI I KOMISIONIT PËR CERTIFIKIM DHE LICENCIM

Të gjithë personat që shprehin interesin për tu certifikuar si Ekspert dhe Trajner i sigurisë dhe shëndetin në punë dhe licencuar si persona juridik që ofron shërbime në fushën e sigurisë dhe shëndetin në punë dhe trajnime, sipas Rregullores së re (MPMS) Nr. 01/2021 për kualifikimin e personave përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në punë, licencimin e kompanive të shërbimeve dhe trajnimeve për sigurinë dhe shëndetin në punë, publikuar ne Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, me dt 09.03.2021, mund të informohen dhe konsultohen rreth procesit te aplikimit në:

SEKRETARIATI I KOMISIONIT PËR CERTIFIKIM DHE LICENCIM

Kontakti:
Departamenti i Punës dhe Punësimit;
Adresa: Sheshi “ Edit Durham” nr. 46, Prishtinë 10000;
Numri i telefoni: +38338213989
Orari: 09:00-11:00 – 13:30-15:00
Qershor 2021 – Prishtinë

 

Kryeinspktori i Inspektoratit të Punës mori një pako me lista kontrolluese nga Udhëheqësi i Ekipit të projektit të financuar nga BE

Sot, Kryeinspktori i Inspektoratit të Punës me bashkëpunëtor mori një pako me lista kontrolluese nga Udhëheqësi i Ekipit të projektit të financuar nga BE “Mbështetje ndaj Inspektoratit të Punës për luftën kundër punës së padeklaruar”. Dosja e përgatitur përmban 33 lista kontrolluese për inspektorët e punës, të cilat mbulojnë fushat kryesore të sigurisë dhe shëndetit në punë (SSHP), me një strukturë të lehtë të fushave të legjislacionit: pyetjet përqendrohen në përmbushjen e kërkesave të veçanta ligjore të legjislacionit kombëtar ose parimeve të SSHP-së. Në rast se nuk ka legjislacion përkatës kombëtar, përdoren praktikat më të mira nga vendet anëtare të BE-së dhe të rajonit.

Lista e tillë kontrolluese do të jetë e përdorshme për shumicën e vizitave të inspektimit të përgjithshëm, si dhe për inspektime specifike. Ato janë mjeti kyç për inspektorët e punës për mbledhje të informacionit në mënyrë sistematike dhe gjithëpërfshirëse. Këto të dhëna më pas përdoren për t’i inkurajuar punëdhënësit ose për t’u kërkuar që t’i përmirësojnë vendet e punës në përputhje me ligjin. Kjo do ta ndihmojë menaxhmentin e Inspektoratit të Punës edhe për të marrë vendime, si dhe për të kryer veprime përcjellëse.

Çdo listë kontrolluese e zhvilluar u rregullua edhe për nevojat e punëdhënësve, në mënyrë që ata të mund të bëjnë vetë-vlerësim për pajtueshmërinë me aktet ligjore. Këto lista kontrolluese do të jenë të disponueshme në ueb faqen e Inspektoratit të Punës në gjuhët shqipe dhe serbe, si dhe do të shpërndahen nga inspektorët e punës gjatë vizitave në terren dhe fushatave të inspektimit.

Këtu mund ti gjeni Listat Kontrolluese për Punëdhënës

Java Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë – 25 tetor 2019

Në kuadër të fushatës për vende të shëndetshme të punës #EUhealthyworkplaces, Kosova nga data 21 deri më 25 tetor 2019, përmes disa aktiviteteve do të shënojë Javën Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë. Më 25 tetor 2019, kjo javë do të kulmojë me konferencën e përmbyllëse të fushatës dhe ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Praktikës së Mirë. Në kuadër të kësaj fushate, Kosova organizoi konkursin e parë kombëtar të Praktikës së Mirë, ku kompanitë aplikuan me praktikat e tyre të mira në menaxhimin e faktorëve të rrezikut në vendin e punës. Fituesi i këtijj konkursi do të shpallet më 25 tetor. Na ndiqni për të mësuar se kush do të jetë fituesi dhe cilat aktivitete po zhvillohen gjatë kësaj jave!

Regjistroni pjesëmarrjen tuaj deri më 21 tetor me e-mail: zvokrri@archidata.it ose me telefon: +383 (0) 49487333.

U okviru #EUhealthyworkplaces, kroz niz aktivnosti od 21. do 25. oktobra 2019, Kosovo će obeležiti Evropsku nedelju bezbednosti i zdravlja na radu. 25. oktobra 2019. Ove nedelje će kulminirati završna konferencija kampanje i svečane ceremonije dodele nagrade. U okviru ove kampanje, Kosovo je organizovalo svoj prvi nacionalni konkurs za nagradu za dobru praksu  na kome su se kompanije prijavile sa svojim dobrim praksama u upravljanju faktorima rizika na radnom mestu. Pobednik ovog konkursa biće proglašen 25. oktobra. Pratite nas da biste saznali ko će biti pobednik i koje se aktivnosti odvijaju!

Prijavite se do 21. oktobra na e-mail: zvokrri@archidata.it ili na telefon: +383 (0) 49487333.

In the framework of the #EUhealthyworkplaces, through a series of activities from 21-25 October 2019, Kosovo will mark the European Week for Safety and Health at Work. On 25th October 2019, this week will culminate with the campaign closing conference and Good Practice Award ceremony. Within this campaign, Kosovo organized its first national Good Practice Award contest where companies applied with their good practices on the management of workplace risk factors. The winner of this contest will be announced on 25th October. Follow us to find out who the winner will be and what activities are taking place!

Register your participation until October 21 by e-mail: zvokrri@archidata.it or by phone: +383 (0) 49487444.

[siteorigin_widget class=”PT_Brochure_Box”][/siteorigin_widget]
[siteorigin_widget class=”PT_Brochure_Box”][/siteorigin_widget]
[siteorigin_widget class=”PT_Brochure_Box”][/siteorigin_widget]

Java Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë

Aktivitetet
Aktivitetet

Punëtori për Vlerësimin e Rrezikut në Vendet e Punës

Përmes një sërë aktivititesh, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale së bashku me Inspektoratin e Punës po shënojnë Javën Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë. Në kuadër të fushatës #EUhealthyworkplaces, do të organizohet një punëtori e vecante për Vlerësimin e Rrezikut në Vendet e Punës. Punëtoria është falas. Prezantimet do të mbahen në anglisht, dhe do të sigurohet përkthim shqip. Do të lëshohen certifikatat e pjesëmarrjes.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar! Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri në 17 tetor, 2019, me e-mail: zvokrri@archidata.it ose me telefon: +383 (0) 49487333.

Mos e humbisni këtë rast unik, nxitoni dhe regjistrohuni brenda afatit.

Master čas o proceni rizika na radnom mestu

Kroz niz aktivnosti, Kosovsko Ministarstvo Rada i Socijalne Zastite i Inspekcija rada obeležavaju Evropsku nedelju bezbednosti i zdravlja na radu. U okviru #EUhealthyvorkplaces kampanje, prilagođen je Master čas o proceni rizika na radnom mestu i biće organizovan 22. oktobra 2019. godine u Prištini u konferencijskom centru Orion. Radionica je besplatna. Prezentacije će se održavati na engleskom jeziku i biće obezbeđen prevod na albanski jezik. Biće izdate i potvrde o učešću. Broj učesnika je ograničen! Molimo vas da svoje učešće potvrdite do 17. oktobra 2019. e-mailom: zvokrri@archidata.it i telefonom.

Ne propustite ovu jedinstvenu priliku, požurite i registrujte se pre isteka roka.

Masterclass in Workplace Risk Assessment

Through a series of activities, Kosovo Ministry of Labor and Social Welfare and Labor Inspectorate are marking the European Week for Safety and Health at Work. Within the #EUhealthyworkplaces campaign, a tailored Masterclass in Workplace Risk Assessment will be organized on 22nd October 2019 in Pristina at Orion Conference Center.  Workshop is free of charge. Presentations will be held in English and translation to Albanian will be provided. Certificates of participation will be issued.

Number of participants is limited! Please confirm your participation until October 17, 2019, by e-mail: zvokrri@archidata.it and phone.

Don’t miss this unique opportunity, hurry up and register before the deadline expires.

[siteorigin_widget class=”PT_Brochure_Box”][/siteorigin_widget]
[siteorigin_widget class=”PT_Brochure_Box”][/siteorigin_widget]
[siteorigin_widget class=”PT_Brochure_Box”][/siteorigin_widget]

Konkursi i Çmimit të Praktikës së Mirë

Në qershor 2019, Projekti i financuar nge BE “ Mbështeje ndaj Inspektoratit të Punës për luftën kundër punës së padeklaruar” me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Inspektoratit të Punës (IP), si dhe organizatave të partnerëve socialë duke pëfshire Odën Ekonomike të Kosovës, dhe Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka lansuar zyrtarisht Fushatën e Vendeve të Shëndetshme të Punës 2019 – Menaxhimi i substancave të rrezikshme në vendin e punës dhe Konkursi i Praktikave të Mira.

Fushata koordinohet nga Agjencia Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (BE-ASSHP) dhe organizohet në më shumë se 30 vende. Këtë vit, për herë të parë fushata do të organizohet edhe në Kosovë nën mesazhin kryesor të fushatës – Siguria dhe shëndeti në punë është shqetësimi i të gjithëve. Është e mirë për ty. Është mirë për biznesin.

Eventi kyç i fushatës është – Konkursi i Çmimit të Praktikës së Mirë (ÇPM). Mirëpresim kandidatë nga të gjitha organizatat dhe individët e interesuar në Kosovë, si dhe nga ndërmjetësuesit, siç janë partnerët socialë, praktikuesit dhe profesionistët e sigurisë dhe shëndetit në punë, dhe këshilltarët për SSHP në nivel të vendit të punës. Pjesëmarrja në konkursin e ÇPM-së është një mënyrë e shkëlqyer për t’u përfshirë në fushatë. Konkurrenca mund të shërbejë edhe si një burim i madh motivimi kur punohet drejt përmirësimit të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.

Afati i fundit për paraqitjen e dokumenteve të aplikimit për konkursin e ÇPM-së është 20 shtator 2019. 

Për të promovuar Konkursin e Çmimit të Praktikës së Mirë (ÇPM), si dhe temës së fushatës ne do të organizojmë disa seminare mbi menaxhimin e substancave të rrezikshme dhe shembuj të praktikës së mirë për të përmirësuar mjedisin e punës:

10 Shtator 2019 – Prizren, Hotel Theranda, Rr.Adem Jashari, nr. 01, Prizren 20000, Kosovë, nga ora 10:00 – 12:30

11 Shtator 2019 – Prishtinë, Shtëpia e Evropës, Rr. UÇK nr.90, Prishtinë 10000, Kosovë, nga ora 9:30 – 12:30

12 shtator 2019 – Pejë, Hotel Dukagjini, Sheshi i Dëshmorëve, nr. 02, Pejë 30000,Kosovë, nga ora 10:00 – 12:30

 

Ju lutem gjeni bashkangjitur:

Nëse keni ndonjë pyetje shtesë, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni përmes email në: bgreicevci@archidata.it ose lmaurite@archidata.it  ose me telefon në numrin:  +383 49673111.

Vizitë në terren

Me qëllim që të monitorohet nga afër gjendja e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në sektorin e ndërtimtarisë si njëri ndër sektorët me riskun më të lartë, sidomos në këto temperatura të larta që po dominojnë, U.d. Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Dr. Valon Leci së bashku me Inspektorët e Punës po realizojnë vizita inspektive në terren.

Inspektorati i Punës do të bëjë gjithçka që është e mundur brenda kompetencave që ka, që në Republikën e Kosovës të ushtrohet veprimtari punuese e sigurtë, e shëndetshme dhe formale.

Inspektorati i Punës është vazhdimisht në terren për të parë gjendjen e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë por edhe Marrëdhënies së Punës në përgjithësi dhe do të jetë i vendosur në zbatimin e plotë të dispozitave juridike përkatëse!

Konkursi i çmimit të praktikave të mira 2019

Fushatat e Vendeve të Shëndetshme të Punës organizohen nga Agjencia Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (BE-ASSHP) në bashkëpunim me Shtetet Anëtare dhe Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Çdo fushatë përmban një Konkurs të Çmimit të Praktikave të Mira të Vendeve të Shëndetshme të Punës, përmes të cilit vlerësohen kontributet e shquara dhe inovative për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, si dhe frymëzohen kompani të tjera që të përmirësojnë kushtet e punës dhe të rrisin aftësitë për punë të punëtorëve të tyre.

Në vitin 2019, Kosova po organizon konkursin e vet të parë të Çmimit të Praktikës së Mirë. Inspektorati i Punës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me partnerët socialë, po kërkojnë kompani që kanë treguar përkushtim të fortë në menaxhimin e faktorëve të riskut në vendin e punës. Për të lehtësuar procesin e përzgjedhjes së kompanive të çmimit të praktikave të mira, ekipi i asistencës teknike të projektit të financuar nga BE-ja “Mbështetja e Inspektoratit të Punës për Luftën Kundër Punës së Padeklaruar” (KONTRATA NR. 2018/397-845) do të mbështesë pikën nacionale të fokusit të BE-ASSHP në Kosovë, e cila është Inspektorati i Punës.

[siteorigin_widget class=”PT_Brochure_Box”][/siteorigin_widget]
[siteorigin_widget class=”PT_Brochure_Box”][/siteorigin_widget]

Good Practice Awards Competition 2019

The Healthy Workplaces Campaigns are organised by the European Agency for Safety and Health at Work (EU-OSHA) in cooperation with the Member States and the Presidency of the Council of the European Union. Each campaign features a Healthy Workplaces Good Practice Award competition to recognise outstanding and innovative contributions to workplace safety and health and to inspire other companies to improve working conditions and raise work ability of their workers.

In 2019, Kosovo is organizing its first national Good Practice Award contest. The Labour Inspectorate and Ministry of Labour and Social Welfare in cooperation with social partners are looking for companies who has shown strong commitment to the management of workplace risk factors. In order to facilitate the selection process of good practice award companies the technical assistance team of the EU-funded project “Support to Labour Inspectorate for Fighting Against Undeclared Work” (CONTRACT NR. 2018/397-845) will support the national focal point of EU-OSHA in Kosovo which is Labour Inspectorate.

[siteorigin_widget class=”PT_Brochure_Box”][/siteorigin_widget]
[siteorigin_widget class=”PT_Brochure_Box”][/siteorigin_widget]

Konkurs za dodelu nagrada za dobru praksu 2019.

Kampanje za zdravo radno mesto organizuje Evropska agencija za bezbednost i zdravlje na radu (EU-OSHA) u saradnji sa zemljama članicama i Predsedništvom Saveta Evropske unije. U svakoj kampanji održava se takmičenje za dodelu nagrada za dobru praksu za zdravlje na radnom mestu da bi se odalo priznanje izvanrednim i inovativnim doprinosima za bezbednost i zdravlje na radnom mestu i da bi se inspirisale druge kompanije da unaprede uslove rada i povećaju radnu sposobnost svojih radnika.

Kosovo 2019. god. organizuje svoj prvi nacionalni konkurs za dodelu nagrade za dobru praksu. Inspektorat rada i Ministarstvo rada i socijalne zaštite, u saradnji sa društvenim partnerima, traže kompanije koje su pokazale čvrstu posvećenost upravljanju faktorima rizika na radnom mestu.U cilju davanja pomoći procesu izbora kompanija koje će dobiti nagradu za dobru praksu, tim za tehničku pomoć iz projekta „Podrška Inspektoratu rada u borbi protiv neprijavljenog rada“, koji finansira EU (UGOVOR BR. 2018/397-845) podržaće nacionalnog koordinatora iz EU-OSHA na Kosovu, odnosno Inspektorat rada.

[siteorigin_widget class=”PT_Brochure_Box”][/siteorigin_widget]
[siteorigin_widget class=”PT_Brochure_Box”][/siteorigin_widget]