Sot, me datë 9 Qershor, 2022 Inspektorati i Punës së Republikës së Kosovës i përfaqësuar nga Kryeinspektori z. Hekuran Nikçi ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Qendren për Politika dhe Avokim e përfaqësuar nga dtejtori ekzekutiv z. Milaim Morina.
Qëllimi i këtij memorandumi bashkëpunimi është transparenca e Inspektoratit të Punës me palët e jashtme si dhe informimi qytetar, përkatësisht i punëtorëve me punën e Inspektoratit të Punës dhe vetëdijësimi i tyre me të drejtat e tyre në punë.
Z. Nikçi theksoi se nga ky memorandum bashkëpunimi në mes të Inspektoratit të Punës dhe Qendres për Politika dhe Avokim përfiton vetëm qytetari dhe punëtori i Republikës së Kosovës.
Qershor, 2022