
Të gjithë ata që konsiderojnë që po ju shkelën te drejtat nga marrëdhënia e punës, por edhe ata që kanë informata për shkelje të tilla mund të thërrasin në numrin pa pagesë : 080077577
Komisioni për Dhënien e Provimit Profesional nga Siguria dhe Shëndeti në Punë njofton të gjithë kandidatët e interesuar për të aplikuar për Dhënien e Provimit Profesional – certifikim nga SShP, se afati për aplikim është nga data 15.01.2020 deri 31.01.2020.
Me respekt!
Për shkak të temperaturave të larta që mbretërojnë në vendin tonë, është ngritur shqetësimi për mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve të cilët i ekspozohen temperaturave të larta. Natyrshëm shtrohet pyetja a duhet të ndërmirren masat për ndalimin e punës së subjekteve punuese në veçanti në subjektet ndërtimore.
Inspektorati i punës bënë mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave ligjore me të cilat rregullohet marrëdhënia e punës , siguria dhe shëndeti i punëtorëve në vendet e tyre të punës. Inspektorati i punës në vazhdimësi prej muajit qershor deri në muajin shtator bazuar në planin e punës të miratuar nga ky organ, në veçanti kryen inspektime në sektorin e ndërtimtarisë.
Qeveria nuk ka nxjerr vendim me të cilin do të ndalohej puna në cilin do sektor për shkak të motit kur temperaturat janë të larta.
Inspektorati i punës nuk ka kompetencë për ndërprerjen e punimeve subjekteve punuese, pa pasur ndonjë akt me të cilin do të përcaktoheshin kushtet , kriteret dhe mënyra e ndërprerjes së punimeve si dhe ,kushtet dhe kritetret për rifillimin e punës.
Subjektet ndërtimore inspektohen rregullishtë nga inspektorit e punës dhe për shkeljet e dispozitave ligjore, të konstatuara shqiptojnë masa ndëshkimore të parapara me ligje dhe akte nënligjore. Sa i përketë çështjes së kryerjes së punimeve në ndërtimtari nën ndikimin e temperaturave të larta IP nuk kanë shqiptuar masën e gjobës dhe as masën e ndalesës së punës.