Sot, Kryeinspektori Nikçi në përfaqësim të Inspektoratit të Punës, ka qenë pjesë e panelit diskutues mbi temën ”Formalizimi i punësimit”, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, Odën Ekonomike të Kosovës, Iniciativa Kosovare për Stablitiet, Community Development Fund-CDF, SCAAK dhe Iniciativa Kosovare për Stablitiet.
Në këtë panel Kryeinspektori Nikçi, ka theksuar rëndësinë që AEIP i ka kushtuar këtij procesi duke argumentuar fillimin e krijimit të mekanizmave për luftimin e punës së padeklaruar dhe informalitetit në një anë dhe vetdijësimin e punëdhënësve dhe punëmarrësve, si dhe procedurat dhe avantazhet që sjellë ky formalizim i punësimit, në anën tjeter.
Kjo ngjarje është zhvilluar në ambientet e Biblotekës Kombëtare ”Pjetër Bogdani”, në Prishtinë.