Nga 13 deri 16 shkurt 2023, Inspektoriati i Punës, në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP) dhe me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), mbajti trajnimin ‘’Kryerja e inspektimeve në kantierën e ndërtimit’’.
Trajnimi u fokusua në sistemet e menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe vlerësimin e rrezikut; rreziqet dhe risku në kantieren e ndërtimit; inspektimi i kantierës; hazardet dhe masat e kontrollit; dhe kontrollimin e substancave që janë të rrezikshme për shëndetin. Në kuadër të trajnimit, inspektorët vizituan një vendpunishte në fushën e ndërtimit, nën shoqërimin e specialistit të ILO-s për SSHP, z. Andrew Christian, për të parë për së afërmi se si zhvillohet inspektimi sipas standarteve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira.
Në trajnim morën pjesë 14 inspektorë të punës të cilët pas përfundimit të trajnimit pranuan çertifikatë të pjesëmarrjes nga IKAP.