Çertifikohen Inspektorët e Punës në kuadër të projektit “Komponenti gjinor në promovimin e punës së denjë përmes menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë”.

Ne vazhduam me trajnimin e 10 inspektorëve të tjerë të punës që operojnë në rajone të ndryshme të Kosovës, të cilët tani janë të certifikuar dhe do të kenë kapacitete dhe kuptim se si të përfshijnë komponenten gjinore gjatë vlerësimit të rreziqeve që lidhen me punën, duke përfshirë identifikimin e llojeve të ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

Në një trajnim dyditor të organizuar nga IKAP/Instituti i Kosovës për Administratë Publike dhe të miratuar nga Inspektorati i Punës, janë diskutuar çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës, punën e denjë dhe sigurinë dhe shëndetin në punë nga perspektiva gjinore.

Inspektorëve iu dorëzuan certifikatat e pjesëmarrjes nga Hekuran J. Nikçi, Kryeinspektor i Inspektoratit të Punës dhe përfaqësuesi i IKAP-it.

Kjo punëtori është organizuar në kuadër të projektit “Komponenti gjinor në promovimin e punës së denjë përmes menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë”, nën menaxhimin dhe marrëveshjen me Organizatën Ndërkombëtare të Punës dhe financuar përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë.