Në kuadër të Strategjisë Zhvillimore të Inspektoratit të Punës 2023-2027, Inspektoriati i Punës synon të kaloj nga inspektimet e bazuar në letër në inspektime elektronike. Ky transformim do të lehtësojë punën e inspektorëve të punës dhe do të rrisë efektivitetin e inspektoratit për të promovuar kushte të denja të punës, siguri dhe shëndet, si dhe respektimin e parimeve dhe të drejtave themelore në punë.
Procesi përkrahet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës(ILO)përmes financimit nga Ambasada Suedeze dhe Bashkimi Europian.