Kryeinspektori i IP-së z. Hekuran Nikçi, viziton Divizionin për Kordinim Rajonal – Pejë

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, z. Hekuran Nikçi, duke u bazuar në Planin e Veprimit të zyrës së Kryeinspektorit, sot me datë 07.06.2022 ka vazhduar vizitën e tij në zyrat e Divizionit për Kordinim Rajonal – Pejë. Në këtë vizit z. Nikçi u takua me Udhëheqësin e Divizionit për Kordinim Rajonal – Pejë, z. Ali Krasniqin, si dhe me inspektorët e këtij divizioni.

Qëllimi i vizitës së Kryeinspektorit të IP-së, z.Nikçi, është njoftimi nga afër i tij me problemet dhe sfidat që Divizionin për Kordinim Rajonal – Pejë i ka, ku u zotua që bashkarisht do t’i zgjidhin ato.

Në këtë vizitë, z. Nikçi u shoqërua nga zv. Kryeinspektori për Marrëdhënie në Punë, z. Murat Vokshi.

Kryeinspektori i IP-së, z. Hekuran Nikçi, do të vazhdoj vizitën e tij nëpër Divizionet tjera për Kordinime Rajonale të cilat janë në kuadër të Inspektoratit të Punës.

Qershor, 2022