Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, z. Hekuran Nikçi, sot me datë 06.06.2022 ka vizituar zyrat e Divizionit për Kordinim Rajonal – Ferizaj. Në këtë vizit z. Nikçi u takua me zv.Udhëheqësin e Divizionit për Kordinim Rajonal – Ferizaj, z. Arton Ceriki, si dhe me zyrtarë tjerë të këtij divizioni.
Z. Nikçi u informua nga afër me problemet dhe sfidat që Divizionin për Kordinim Rajonal – Ferizaj i ka, ku u zotua që bashkarisht do t’i zgjidhin ato.
Z. Cerkini ia prezantoi z. Nikçit Planin e Veprimit të Divizionin për Kordinim Rajonal për regjionin e Ferizajit, plan ky në kuadër të Planit Vjetor, ku pas diskutimeve rreth këtij Plani të Veprimit të cilat rezultuan frytdhënëse, z. Nikçi e aprovoi atë.
Kryeinspektori i IP-së, z. Hekuran Nikçi, do të vazhdoj vizitën e tij nëpër Divizionet tjera për Kordinime Rajonale të cilat janë në kuadër të Inspektoratit të Punës.