Sot, Kryeinspktori i Inspektoratit të Punës me bashkëpunëtor mori një pako me lista kontrolluese nga Udhëheqësi i Ekipit të projektit të financuar nga BE “Mbështetje ndaj Inspektoratit të Punës për luftën kundër punës së padeklaruar”. Dosja e përgatitur përmban 33 lista kontrolluese për inspektorët e punës, të cilat mbulojnë fushat kryesore të sigurisë dhe shëndetit në punë (SSHP), me një strukturë të lehtë të fushave të legjislacionit: pyetjet përqendrohen në përmbushjen e kërkesave të veçanta ligjore të legjislacionit kombëtar ose parimeve të SSHP-së. Në rast se nuk ka legjislacion përkatës kombëtar, përdoren praktikat më të mira nga vendet anëtare të BE-së dhe të rajonit.
Lista e tillë kontrolluese do të jetë e përdorshme për shumicën e vizitave të inspektimit të përgjithshëm, si dhe për inspektime specifike. Ato janë mjeti kyç për inspektorët e punës për mbledhje të informacionit në mënyrë sistematike dhe gjithëpërfshirëse. Këto të dhëna më pas përdoren për t’i inkurajuar punëdhënësit ose për t’u kërkuar që t’i përmirësojnë vendet e punës në përputhje me ligjin. Kjo do ta ndihmojë menaxhmentin e Inspektoratit të Punës edhe për të marrë vendime, si dhe për të kryer veprime përcjellëse.
Çdo listë kontrolluese e zhvilluar u rregullua edhe për nevojat e punëdhënësve, në mënyrë që ata të mund të bëjnë vetë-vlerësim për pajtueshmërinë me aktet ligjore. Këto lista kontrolluese do të jenë të disponueshme në ueb faqen e Inspektoratit të Punës në gjuhët shqipe dhe serbe, si dhe do të shpërndahen nga inspektorët e punës gjatë vizitave në terren dhe fushatave të inspektimit.