Kryeinspektori i IP-së z. Hekuran Nikçi, viziton Divizionin për Kordinim Rajonal – Pejë

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, z. Hekuran Nikçi, duke u bazuar në Planin e Veprimit të zyrës së Kryeinspektorit, sot me datë 07.06.2022 ka vazhduar vizitën e tij në zyrat e Divizionit për Kordinim Rajonal – Pejë. Në këtë vizit z. Nikçi u takua me Udhëheqësin e Divizionit për Kordinim Rajonal – Pejë, z. Ali Krasniqin, si dhe me inspektorët e këtij divizioni.

Qëllimi i vizitës së Kryeinspektorit të IP-së, z.Nikçi, është njoftimi nga afër i tij me problemet dhe sfidat që Divizionin për Kordinim Rajonal – Pejë i ka, ku u zotua që bashkarisht do t’i zgjidhin ato.

Në këtë vizitë, z. Nikçi u shoqërua nga zv. Kryeinspektori për Marrëdhënie në Punë, z. Murat Vokshi.

Kryeinspektori i IP-së, z. Hekuran Nikçi, do të vazhdoj vizitën e tij nëpër Divizionet tjera për Kordinime Rajonale të cilat janë në kuadër të Inspektoratit të Punës.

Qershor, 2022

Kryeinspektori i IP-së z. Hekuran Nikçi, viziton Divizionin për Kordinim Rajonal – Ferizaj

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, z. Hekuran Nikçi, sot me datë 06.06.2022 ka vizituar zyrat e Divizionit për Kordinim Rajonal – Ferizaj. Në këtë vizit z. Nikçi u takua me zv.Udhëheqësin e Divizionit për Kordinim Rajonal – Ferizaj, z. Arton Ceriki, si dhe me zyrtarë tjerë të këtij divizioni.

Z. Nikçi u informua nga afër me problemet dhe sfidat që Divizionin për Kordinim Rajonal – Ferizaj i ka, ku u zotua që bashkarisht do t’i zgjidhin ato.

Z. Cerkini ia prezantoi z. Nikçit Planin e Veprimit të Divizionin për Kordinim Rajonal për regjionin e Ferizajit, plan ky në kuadër të Planit Vjetor, ku pas diskutimeve rreth këtij Plani të Veprimit të cilat rezultuan frytdhënëse, z. Nikçi e aprovoi atë.

Kryeinspektori i IP-së, z. Hekuran Nikçi, do të vazhdoj vizitën e tij nëpër Divizionet tjera për Kordinime Rajonale të cilat janë në kuadër të Inspektoratit të Punës.

Z. Hekuran Nikçi pranon detyrën e Kryeinspektorit të IP-së

Sot, me dt: 02/06/2022, në zyrat e Inspektoratit të Punës, z.Hekuran Nikçi ka pranuar detyren e Kryeinspektorit nga
z.Agim Millaku.

z.Millaku i urojë z.Nikçit mirëseardhje në IP duke i dëshiruar suksese në punë.

z.Nikçi falenderojë z.Millakun ku u zotua që përvojën e tij ta vendos në shërbim të Inspektoratit të Punës duke garantuar të drejtat e punëtorëve.

Njoftim nga: SEKRETARIATI I KOMISIONIT PËR CERTIFIKIM DHE LICENCIM

Të gjithë personat që shprehin interesin për tu certifikuar si Ekspert dhe Trajner i sigurisë dhe shëndetin në punë dhe licencuar si persona juridik që ofron shërbime në fushën e sigurisë dhe shëndetin në punë dhe trajnime, sipas Rregullores së re (MPMS) Nr. 01/2021 për kualifikimin e personave përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në punë, licencimin e kompanive të shërbimeve dhe trajnimeve për sigurinë dhe shëndetin në punë, publikuar ne Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, me dt 09.03.2021, mund të informohen dhe konsultohen rreth procesit te aplikimit në:

SEKRETARIATI I KOMISIONIT PËR CERTIFIKIM DHE LICENCIM

Kontakti:
Departamenti i Punës dhe Punësimit;
Adresa: Sheshi “ Edit Durham” nr. 46, Prishtinë 10000;
Numri i telefoni: +38338213989
Orari: 09:00-11:00 – 13:30-15:00
Qershor 2021 – Prishtinë

 

Kryeinspktori i Inspektoratit të Punës mori një pako me lista kontrolluese nga Udhëheqësi i Ekipit të projektit të financuar nga BE

Sot, Kryeinspktori i Inspektoratit të Punës me bashkëpunëtor mori një pako me lista kontrolluese nga Udhëheqësi i Ekipit të projektit të financuar nga BE “Mbështetje ndaj Inspektoratit të Punës për luftën kundër punës së padeklaruar”. Dosja e përgatitur përmban 33 lista kontrolluese për inspektorët e punës, të cilat mbulojnë fushat kryesore të sigurisë dhe shëndetit në punë (SSHP), me një strukturë të lehtë të fushave të legjislacionit: pyetjet përqendrohen në përmbushjen e kërkesave të veçanta ligjore të legjislacionit kombëtar ose parimeve të SSHP-së. Në rast se nuk ka legjislacion përkatës kombëtar, përdoren praktikat më të mira nga vendet anëtare të BE-së dhe të rajonit.

Lista e tillë kontrolluese do të jetë e përdorshme për shumicën e vizitave të inspektimit të përgjithshëm, si dhe për inspektime specifike. Ato janë mjeti kyç për inspektorët e punës për mbledhje të informacionit në mënyrë sistematike dhe gjithëpërfshirëse. Këto të dhëna më pas përdoren për t’i inkurajuar punëdhënësit ose për t’u kërkuar që t’i përmirësojnë vendet e punës në përputhje me ligjin. Kjo do ta ndihmojë menaxhmentin e Inspektoratit të Punës edhe për të marrë vendime, si dhe për të kryer veprime përcjellëse.

Çdo listë kontrolluese e zhvilluar u rregullua edhe për nevojat e punëdhënësve, në mënyrë që ata të mund të bëjnë vetë-vlerësim për pajtueshmërinë me aktet ligjore. Këto lista kontrolluese do të jenë të disponueshme në ueb faqen e Inspektoratit të Punës në gjuhët shqipe dhe serbe, si dhe do të shpërndahen nga inspektorët e punës gjatë vizitave në terren dhe fushatave të inspektimit.

Këtu mund ti gjeni Listat Kontrolluese për Punëdhënës

Java Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë – 25 tetor 2019

Në kuadër të fushatës për vende të shëndetshme të punës #EUhealthyworkplaces, Kosova nga data 21 deri më 25 tetor 2019, përmes disa aktiviteteve do të shënojë Javën Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë. Më 25 tetor 2019, kjo javë do të kulmojë me konferencën e përmbyllëse të fushatës dhe ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Praktikës së Mirë. Në kuadër të kësaj fushate, Kosova organizoi konkursin e parë kombëtar të Praktikës së Mirë, ku kompanitë aplikuan me praktikat e tyre të mira në menaxhimin e faktorëve të rrezikut në vendin e punës. Fituesi i këtijj konkursi do të shpallet më 25 tetor. Na ndiqni për të mësuar se kush do të jetë fituesi dhe cilat aktivitete po zhvillohen gjatë kësaj jave!

Regjistroni pjesëmarrjen tuaj deri më 21 tetor me e-mail: zvokrri@archidata.it ose me telefon: +383 (0) 49487333.

U okviru #EUhealthyworkplaces, kroz niz aktivnosti od 21. do 25. oktobra 2019, Kosovo će obeležiti Evropsku nedelju bezbednosti i zdravlja na radu. 25. oktobra 2019. Ove nedelje će kulminirati završna konferencija kampanje i svečane ceremonije dodele nagrade. U okviru ove kampanje, Kosovo je organizovalo svoj prvi nacionalni konkurs za nagradu za dobru praksu  na kome su se kompanije prijavile sa svojim dobrim praksama u upravljanju faktorima rizika na radnom mestu. Pobednik ovog konkursa biće proglašen 25. oktobra. Pratite nas da biste saznali ko će biti pobednik i koje se aktivnosti odvijaju!

Prijavite se do 21. oktobra na e-mail: zvokrri@archidata.it ili na telefon: +383 (0) 49487333.

In the framework of the #EUhealthyworkplaces, through a series of activities from 21-25 October 2019, Kosovo will mark the European Week for Safety and Health at Work. On 25th October 2019, this week will culminate with the campaign closing conference and Good Practice Award ceremony. Within this campaign, Kosovo organized its first national Good Practice Award contest where companies applied with their good practices on the management of workplace risk factors. The winner of this contest will be announced on 25th October. Follow us to find out who the winner will be and what activities are taking place!

Register your participation until October 21 by e-mail: zvokrri@archidata.it or by phone: +383 (0) 49487444.

Java Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë

Aktivitetet
Aktivitetet

Punëtori për Vlerësimin e Rrezikut në Vendet e Punës

Përmes një sërë aktivititesh, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale së bashku me Inspektoratin e Punës po shënojnë Javën Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë. Në kuadër të fushatës #EUhealthyworkplaces, do të organizohet një punëtori e vecante për Vlerësimin e Rrezikut në Vendet e Punës. Punëtoria është falas. Prezantimet do të mbahen në anglisht, dhe do të sigurohet përkthim shqip. Do të lëshohen certifikatat e pjesëmarrjes.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar! Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri në 17 tetor, 2019, me e-mail: zvokrri@archidata.it ose me telefon: +383 (0) 49487333.

Mos e humbisni këtë rast unik, nxitoni dhe regjistrohuni brenda afatit.

Master čas o proceni rizika na radnom mestu

Kroz niz aktivnosti, Kosovsko Ministarstvo Rada i Socijalne Zastite i Inspekcija rada obeležavaju Evropsku nedelju bezbednosti i zdravlja na radu. U okviru #EUhealthyvorkplaces kampanje, prilagođen je Master čas o proceni rizika na radnom mestu i biće organizovan 22. oktobra 2019. godine u Prištini u konferencijskom centru Orion. Radionica je besplatna. Prezentacije će se održavati na engleskom jeziku i biće obezbeđen prevod na albanski jezik. Biće izdate i potvrde o učešću. Broj učesnika je ograničen! Molimo vas da svoje učešće potvrdite do 17. oktobra 2019. e-mailom: zvokrri@archidata.it i telefonom.

Ne propustite ovu jedinstvenu priliku, požurite i registrujte se pre isteka roka.

Masterclass in Workplace Risk Assessment

Through a series of activities, Kosovo Ministry of Labor and Social Welfare and Labor Inspectorate are marking the European Week for Safety and Health at Work. Within the #EUhealthyworkplaces campaign, a tailored Masterclass in Workplace Risk Assessment will be organized on 22nd October 2019 in Pristina at Orion Conference Center.  Workshop is free of charge. Presentations will be held in English and translation to Albanian will be provided. Certificates of participation will be issued.

Number of participants is limited! Please confirm your participation until October 17, 2019, by e-mail: zvokrri@archidata.it and phone.

Don’t miss this unique opportunity, hurry up and register before the deadline expires.