Konkursi i çmimit të praktikave të mira 2019

Fushatat e Vendeve të Shëndetshme të Punës organizohen nga Agjencia Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (BE-ASSHP) në bashkëpunim me Shtetet Anëtare dhe Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Çdo fushatë përmban një Konkurs të Çmimit të Praktikave të Mira të Vendeve të Shëndetshme të Punës, përmes të cilit vlerësohen kontributet e shquara dhe inovative për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, si dhe frymëzohen kompani të tjera që të përmirësojnë kushtet e punës dhe të rrisin aftësitë për punë të punëtorëve të tyre.

Në vitin 2019, Kosova po organizon konkursin e vet të parë të Çmimit të Praktikës së Mirë. Inspektorati i Punës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me partnerët socialë, po kërkojnë kompani që kanë treguar përkushtim të fortë në menaxhimin e faktorëve të riskut në vendin e punës. Për të lehtësuar procesin e përzgjedhjes së kompanive të çmimit të praktikave të mira, ekipi i asistencës teknike të projektit të financuar nga BE-ja “Mbështetja e Inspektoratit të Punës për Luftën Kundër Punës së Padeklaruar” (KONTRATA NR. 2018/397-845) do të mbështesë pikën nacionale të fokusit të BE-ASSHP në Kosovë, e cila është Inspektorati i Punës.

Good Practice Awards Competition 2019

The Healthy Workplaces Campaigns are organised by the European Agency for Safety and Health at Work (EU-OSHA) in cooperation with the Member States and the Presidency of the Council of the European Union. Each campaign features a Healthy Workplaces Good Practice Award competition to recognise outstanding and innovative contributions to workplace safety and health and to inspire other companies to improve working conditions and raise work ability of their workers.

In 2019, Kosovo is organizing its first national Good Practice Award contest. The Labour Inspectorate and Ministry of Labour and Social Welfare in cooperation with social partners are looking for companies who has shown strong commitment to the management of workplace risk factors. In order to facilitate the selection process of good practice award companies the technical assistance team of the EU-funded project “Support to Labour Inspectorate for Fighting Against Undeclared Work” (CONTRACT NR. 2018/397-845) will support the national focal point of EU-OSHA in Kosovo which is Labour Inspectorate.

Konkurs za dodelu nagrada za dobru praksu 2019.

Kampanje za zdravo radno mesto organizuje Evropska agencija za bezbednost i zdravlje na radu (EU-OSHA) u saradnji sa zemljama članicama i Predsedništvom Saveta Evropske unije. U svakoj kampanji održava se takmičenje za dodelu nagrada za dobru praksu za zdravlje na radnom mestu da bi se odalo priznanje izvanrednim i inovativnim doprinosima za bezbednost i zdravlje na radnom mestu i da bi se inspirisale druge kompanije da unaprede uslove rada i povećaju radnu sposobnost svojih radnika.

Kosovo 2019. god. organizuje svoj prvi nacionalni konkurs za dodelu nagrade za dobru praksu. Inspektorat rada i Ministarstvo rada i socijalne zaštite, u saradnji sa društvenim partnerima, traže kompanije koje su pokazale čvrstu posvećenost upravljanju faktorima rizika na radnom mestu.U cilju davanja pomoći procesu izbora kompanija koje će dobiti nagradu za dobru praksu, tim za tehničku pomoć iz projekta „Podrška Inspektoratu rada u borbi protiv neprijavljenog rada“, koji finansira EU (UGOVOR BR. 2018/397-845) podržaće nacionalnog koordinatora iz EU-OSHA na Kosovu, odnosno Inspektorat rada.

Inspektorati i Punës merr mirënjohje nga Organizatat Përfaqësuese të Punëtorëve

Inspektorati i Punës merr mirënjohje nga Organizatat Përfaqësuese të Punëtorëve

Inspektorati i Punës me qëllim të realizimit të kompetencave për zbatueshmërinë e legjislacionit nga fusha e Marrëdhënies së Punës si dhe Sigurisë dhe Shëndetit në Punë,
si dhe mbrojtjen e të drejtave të palëve që lidhen me marrëdhënien e punës përgjithësisht, gjithmonë ka promovuar dhe ofruar bashkëpunim me të gjithë akterët përkatës duke përfshirë:

Organizatat e Punëtorëve, Organizatat e Punëdhënësve, Shoqërinë Civile, Mediet etj.,

me qëllim ngritjen e vetëdijes së palëve por edhe ndërmarrjen e masave adekuate për respektimin e legjislacionit në fuqi.

Në këtë kuptim, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i jep MIRËNJOHJE Inspektoratit të Punës për bashkëpunim të mirë gjatë implementimit të projektit të BE-së me titull:

“Ngritja e Njohurive dhe Bashkëpunimit për Mbrojtje dhe Siguri në Punë përmes Gazetarisë Hulumtuese”

Gjithashtu për Inspektoratin e Punës është ndarë mirënjohje nga Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova – FSPE (KEDS), për bashkëpunim në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Inspektorati i Punës vlerëson lartë këto mirënjohje dhe bashkëpunimin e mirë me Përfaqësuesit e Punëtorëve me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve, dhe pret që edhe në të ardhmen
të ketë bashkëpunim të mirë me këto sindikata, por edhe me të gjithë akterët kompetent në Republikën e Kosovës.

Për më tepër, Inspektorati i Punës inkurajon palët që të realizojnë organizimin sindikal edhe në sektorin privat, ngase bazuar në statistikat tona, ky sektor shënon shkelje më të shumta të të drejtave të punëtorëve.

INFORMATË : 08.08.2017

Për shkak të temperaturave të larta që mbretërojnë në vendin tonë, është ngritur shqetësimi për mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve të cilët i ekspozohen temperaturave të larta. Natyrshëm shtrohet pyetja a duhet të ndërmirren masat për ndalimin e punës së subjekteve punuese në veçanti në subjektet  ndërtimore.

Inspektorati i punës bënë mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave ligjore me të cilat rregullohet marrëdhënia e punës , siguria dhe shëndeti i punëtorëve në vendet e tyre të punës. Inspektorati i punës në vazhdimësi prej muajit qershor deri në muajin shtator bazuar në planin e punës të miratuar nga ky organ,  në veçanti kryen inspektime në sektorin e ndërtimtarisë.

Qeveria nuk ka nxjerr vendim me të cilin do të ndalohej puna në cilin do sektor për shkak të motit kur  temperaturat  janë të larta.

Inspektorati i punës nuk ka kompetencë për ndërprerjen e punimeve subjekteve punuese, pa pasur ndonjë akt me të cilin do të përcaktoheshin kushtet , kriteret dhe mënyra e  ndërprerjes së  punimeve si dhe ,kushtet dhe kritetret për rifillimin e punës.

Subjektet ndërtimore inspektohen rregullishtë nga inspektorit e punës dhe për shkeljet e dispozitave ligjore, të konstatuara shqiptojnë masa ndëshkimore të parapara me ligje dhe akte nënligjore. Sa i përketë  çështjes së kryerjes së punimeve në ndërtimtari nën ndikimin e temperaturave të larta IP nuk kanë shqiptuar masën e gjobës dhe as masën e ndalesës së punës.

Inspektorati i Punës në vizitë pune në Regjionin e Gjilanit

Në kuadër të ofrimit të bashkëpunimit për  Subjektet  Afariste  për ngritjen e nivelit të  respektimit të  dispozitave dhe obligimeve  ligjore që burojnë nga Mardhënja e Punës si dhe Siguria dhe Shëndeti në Punë, Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës z. Basri Ibrahimi me bashkëpuntorë qëndrojë për vizitë pune në Rajonin e Gjilanit.

Në kuadër të kësaj vizite, me iniciativën dhe në organizim të Udhëheqësit të Divizionit për Koordinim në Rajonin e Gjilanit z.Basri Zejnullahu,u organizua  një takim pune me perfaqësuesit e subjekteve afariste të ndryshme nga fusha e ndërtimtarisë dhe të kompanive për sigurime fizike.

Në këtë takim, Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës z. Ibrahimi ju ofrojë mbështetje të plotë të Inspektoratit të Punës për ngritjen dhe përmirësimin e kushteve të punës në  subjekte afariste si dhe mbeshtetjen institucionale për respektimin e obligimeve ligjore nga ana profesionale aty ku paraqitet nevoja,në mënyrë qe këto subjekte afariste  me rastin e vizitave inspektive nga Inspektorët e Punës të mos të kenë shqiptim të gjobave për shkelje të ndryshme ligjore.

Nga ana tjetër,përfaqësuesit e subjekteve që ishin prezent përmes diskutimeve dhe pyetjeve të ndryshme,shfaqën interesimin e tyre për një bashkëpunim edhe më të mirëfillët me Inspektoratin e Punës dhe shprehën mirënjohjen dhe kënaqësinë për përgjigjet që i muarën nga ana Kryeinspektorit të Punës rreth sqarimeve  gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

Inspektorati i Punës premton  se vizitat e këtij lloji do të jenë të vazhdueshme sepse shpreson se kjo është  edhe një formë tjeter për rritjen e angazhimeve në përmbushje të obligimeve të përfaqësuesve të subjekteve afariste dhe për një prosperitet në të gjitha fushat që kanë të bejnë me punën.

Thellohet bashkëpunimi me Universitetin “Haxhi Zeka”

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës z. Basri Ibrahimi është takuar me Rektorin e UHZ-së, Prof.Dr. Fadil Millaku dhe stafin menaxherial. Në këtë takim u diskutua rreth shumë çështjeve që kanë të bëjnë me zbatimin dhe respektimin e ligjit të punës dhe çështjeve të tjera të rëndësishme në këtë drejtim. Kryeinspektori Ibrahimi, shprehu konsideratën dhe falënderimin për bashkëpunimin e vazhdueshëm që UHZ-ja dhe stafi drejtues kanë treguar ndaj Inspektoratit të Punës. Rektori Millaku në emër të UHZ-së, gjithashtu falënderoi kryeinspektorin për mbështetjen nga ana e tij dhe institucionit përkatës dhe u shpreh i gatshëm që ky bashkëpunim të thellohet në të ardhmen.

Konferencë me Medie 26.01.2017

Me datë: 26.01.2017 Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi dhe Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës z. Basri Ibrahimi kanë mbajtur konferencë me medie.

Në këtë konferencë është paraqitur puna e Inspektoratit të Punës e realizuar gjatë vitit 2016 duke e krahasuar me vitin 2015 si dhe duke dhënë informata statistikore lidhur me numrin e inspektimeve, punëtorët e inspektuar, gjobat, aksidentet në vendin e punës etj.
Këto informata mund të gjenden në Raportin Vjetor 2016 i cili është në web faqen e IP-së. Gjithashtu si e arriur u paraqit edhe procedura e certifikimit të personave profesional nga Siguria dhe Shëndeti në Punë si dhe licencimi i subjekteve të cilat do të kryejnë punë nga kjo fushë.
Nga Kryeinspektori i IP-së z. Ibrahimi është shpalosur plani i inspektimeve për vitin 2017.

Ministri i MPMS-së z. Abrashi foli para gazetarëve për planifikimin e vendosjes së pagës minimale unike duke mos i ndarë në kategori sipas moshës të punësuarit, siç janë të ndarë tani.

Për fund Kryeinspektori z. Ibrahimi i njoftoi gazetarët për funksionalizimin e web faqes së Inspektoratit të Punës, ku të gjitha palët e interesuara mund të marrin tani e tutje të gjitha informatat lidhur me punën e IP-së, si dhe i falënderoi për bashkëpunimin me IP-në.