Me qëllim që të monitorohet nga afër gjendja e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në sektorin e ndërtimtarisë si njëri ndër sektorët me riskun më të lartë, sidomos në këto temperatura të larta që po dominojnë, U.d. Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Dr. Valon Leci së bashku me Inspektorët e Punës po realizojnë vizita inspektive në terren.
Inspektorati i Punës do të bëjë gjithçka që është e mundur brenda kompetencave që ka, që në Republikën e Kosovës të ushtrohet veprimtari punuese e sigurtë, e shëndetshme dhe formale.
Inspektorati i Punës është vazhdimisht në terren për të parë gjendjen e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë por edhe Marrëdhënies së Punës në përgjithësi dhe do të jetë i vendosur në zbatimin e plotë të dispozitave juridike përkatëse!