Për shkak të temperaturave të larta që mbretërojnë në vendin tonë, është ngritur shqetësimi për mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve të cilët i ekspozohen temperaturave të larta. Natyrshëm shtrohet pyetja a duhet të ndërmirren masat për ndalimin e punës së subjekteve punuese në veçanti në subjektet ndërtimore.
Inspektorati i punës bënë mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave ligjore me të cilat rregullohet marrëdhënia e punës , siguria dhe shëndeti i punëtorëve në vendet e tyre të punës. Inspektorati i punës në vazhdimësi prej muajit qershor deri në muajin shtator bazuar në planin e punës të miratuar nga ky organ, në veçanti kryen inspektime në sektorin e ndërtimtarisë.
Qeveria nuk ka nxjerr vendim me të cilin do të ndalohej puna në cilin do sektor për shkak të motit kur temperaturat janë të larta.
Inspektorati i punës nuk ka kompetencë për ndërprerjen e punimeve subjekteve punuese, pa pasur ndonjë akt me të cilin do të përcaktoheshin kushtet , kriteret dhe mënyra e ndërprerjes së punimeve si dhe ,kushtet dhe kritetret për rifillimin e punës.
Subjektet ndërtimore inspektohen rregullishtë nga inspektorit e punës dhe për shkeljet e dispozitave ligjore, të konstatuara shqiptojnë masa ndëshkimore të parapara me ligje dhe akte nënligjore. Sa i përketë çështjes së kryerjes së punimeve në ndërtimtari nën ndikimin e temperaturave të larta IP nuk kanë shqiptuar masën e gjobës dhe as masën e ndalesës së punës.