Me datë: 26.01.2017 Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi dhe Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës z. Basri Ibrahimi kanë mbajtur konferencë me medie.
Në këtë konferencë është paraqitur puna e Inspektoratit të Punës e realizuar gjatë vitit 2016 duke e krahasuar me vitin 2015 si dhe duke dhënë informata statistikore lidhur me numrin e inspektimeve, punëtorët e inspektuar, gjobat, aksidentet në vendin e punës etj.
Këto informata mund të gjenden në Raportin Vjetor 2016 i cili është në web faqen e IP-së. Gjithashtu si e arriur u paraqit edhe procedura e certifikimit të personave profesional nga Siguria dhe Shëndeti në Punë si dhe licencimi i subjekteve të cilat do të kryejnë punë nga kjo fushë.
Nga Kryeinspektori i IP-së z. Ibrahimi është shpalosur plani i inspektimeve për vitin 2017.
Ministri i MPMS-së z. Abrashi foli para gazetarëve për planifikimin e vendosjes së pagës minimale unike duke mos i ndarë në kategori sipas moshës të punësuarit, siç janë të ndarë tani.
Për fund Kryeinspektori z. Ibrahimi i njoftoi gazetarët për funksionalizimin e web faqes së Inspektoratit të Punës, ku të gjitha palët e interesuara mund të marrin tani e tutje të gjitha informatat lidhur me punën e IP-së, si dhe i falënderoi për bashkëpunimin me IP-në.