Inspektorati i Punës në vizitë pune në Regjionin e Gjilanit

Në kuadër të ofrimit të bashkëpunimit për  Subjektet  Afariste  për ngritjen e nivelit të  respektimit të  dispozitave dhe obligimeve  ligjore që burojnë nga Mardhënja e Punës si dhe Siguria dhe Shëndeti në Punë, Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës z. Basri Ibrahimi me bashkëpuntorë qëndrojë për vizitë pune në Rajonin e Gjilanit.

Në kuadër të kësaj vizite, me iniciativën dhe në organizim të Udhëheqësit të Divizionit për Koordinim në Rajonin e Gjilanit z.Basri Zejnullahu,u organizua  një takim pune me perfaqësuesit e subjekteve afariste të ndryshme nga fusha e ndërtimtarisë dhe të kompanive për sigurime fizike.

Në këtë takim, Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës z. Ibrahimi ju ofrojë mbështetje të plotë të Inspektoratit të Punës për ngritjen dhe përmirësimin e kushteve të punës në  subjekte afariste si dhe mbeshtetjen institucionale për respektimin e obligimeve ligjore nga ana profesionale aty ku paraqitet nevoja,në mënyrë qe këto subjekte afariste  me rastin e vizitave inspektive nga Inspektorët e Punës të mos të kenë shqiptim të gjobave për shkelje të ndryshme ligjore.

Nga ana tjetër,përfaqësuesit e subjekteve që ishin prezent përmes diskutimeve dhe pyetjeve të ndryshme,shfaqën interesimin e tyre për një bashkëpunim edhe më të mirëfillët me Inspektoratin e Punës dhe shprehën mirënjohjen dhe kënaqësinë për përgjigjet që i muarën nga ana Kryeinspektorit të Punës rreth sqarimeve  gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

Inspektorati i Punës premton  se vizitat e këtij lloji do të jenë të vazhdueshme sepse shpreson se kjo është  edhe një formë tjeter për rritjen e angazhimeve në përmbushje të obligimeve të përfaqësuesve të subjekteve afariste dhe për një prosperitet në të gjitha fushat që kanë të bejnë me punën.