Konkursi i Çmimit të Praktikës së Mirë

Në qershor 2019, Projekti i financuar nge BE “ Mbështeje ndaj Inspektoratit të Punës për luftën kundër punës së padeklaruar” me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Inspektoratit të Punës (IP), si dhe organizatave të partnerëve socialë duke pëfshire Odën Ekonomike të Kosovës, dhe Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka lansuar zyrtarisht Fushatën e Vendeve të Shëndetshme të Punës 2019 - Menaxhimi i substancave të rrezikshme në vendin e punës dhe Konkursi i Praktikave të Mira.

Fushata koordinohet nga Agjencia Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (BE-ASSHP) dhe organizohet në më shumë se 30 vende. Këtë vit, për herë të parë fushata do të organizohet edhe në Kosovë nën mesazhin kryesor të fushatës - Siguria dhe shëndeti në punë është shqetësimi i të gjithëve. Është e mirë për ty. Është mirë për biznesin.

Eventi kyç i fushatës është – Konkursi i Çmimit të Praktikës së Mirë (ÇPM). Mirëpresim kandidatë nga të gjitha organizatat dhe individët e interesuar në Kosovë, si dhe nga ndërmjetësuesit, siç janë partnerët socialë, praktikuesit dhe profesionistët e sigurisë dhe shëndetit në punë, dhe këshilltarët për SSHP në nivel të vendit të punës. Pjesëmarrja në konkursin e ÇPM-së është një mënyrë e shkëlqyer për t'u përfshirë në fushatë. Konkurrenca mund të shërbejë edhe si një burim i madh motivimi kur punohet drejt përmirësimit të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.

Afati i fundit për paraqitjen e dokumenteve të aplikimit për konkursin e ÇPM-së është 20 shtator 2019. 

Për të promovuar Konkursin e Çmimit të Praktikës së Mirë (ÇPM), si dhe temës së fushatës ne do të organizojmë disa seminare mbi menaxhimin e substancave të rrezikshme dhe shembuj të praktikës së mirë për të përmirësuar mjedisin e punës:

10 Shtator 2019 – Prizren, Hotel Theranda, Rr.Adem Jashari, nr. 01, Prizren 20000, Kosovë, nga ora 10:00 – 12:30

11 Shtator 2019 – Prishtinë, Shtëpia e Evropës, Rr. UÇK nr.90, Prishtinë 10000, Kosovë, nga ora 9:30 – 12:30

12 shtator 2019 - Pejë, Hotel Dukagjini, Sheshi i Dëshmorëve, nr. 02, Pejë 30000,Kosovë, nga ora 10:00 – 12:30

 

Ju lutem gjeni bashkangjitur:

Nëse keni ndonjë pyetje shtesë, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni përmes email në: bgreicevci@archidata.it ose lmaurite@archidata.it  ose me telefon në numrin:  +383 49673111.