Inspektorati i Punës bëhët anëtar zyrtar i ENETOSH.

Ju njoftojmë se Inspektorati i Punës i Republikës së Kosovës bëhët anëtar zyrtar i rregullt i ENETOSH (Rrjeti evropian për arsimim dhe trajnime për sigurinë dhe shëndetin në punë).

ENETOSH ofron një platformë për shkëmbimin sistematik të njohurive dhe përvojës mbi edukimin dhe trajnimin në lidhje me sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien në vendin e punës.

Inspektorati i Punës me anëtarësimin në këtë rrjet evropian synon ngritjen e kapciteteve dhe njohurive, dhe shkëmbimin e përvojave me ENETOSH në lidhje me arsimimin dhe trajnimin për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës për subjektet që operojnë në Republikën e Kosovës.

Klikoni në linkun në vazhdim për tu lidhur me faqen zyrtare të ENETOSH:  https://enetosh.net/news.html

Nëntor, 2023

Kryeinspektori z. Nikçi takon zyrtarët e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Kryeinspektori z. Nikçi takon zyrtarët e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Kryeinspektori z. Nikçi takon zyrtarët e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Sot me 23 Nëntor në zyrat e Drejtorisë së Inspektoratit të Punës, Kryeinspektori z. Hekuran Nikçi priti në takim z. Richard Heater dhe znj. Raba Gjoshi, zyrtarë të Sektorit Politik-Ekonomik pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Në takim u diskutua për problemet që Inspektorati i Punës ka, mbikqyrjen e zbatimit të ligjeve nga ana e Inspektoratit të Punës me theks punën e fëmijëve në Republikën e Kosovës.

Për më tepër, në takim u diskutua për metodat e parandalimit të këtij fenomeni të kundërligjshëm dhe rolin e Sektorit Politik-Ekonomik të Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Inspektoratit të Punës në trajtimin e kësaj çështje.

Z. Nikçi dhe z. Heater u dakorduan për bashkëpunim dhe takime tjera me qëllimin e mbikqyrjes sa më efikase të ligjeve që Inspektorati i Punës mbikqyr zbatimin e tyre.

Nëntor, 2022

Kryeinspektori z. Nikçi merr pjesë në samitin e Bilbaos.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës së Republikës së Kosovës, z. Hekuran Nikçi, po qëndron në Bilbao të Spanjës duke marrë pjesë në samitin për siguri dhe shëndet në punë të organizuar nga #euosha (EU OSHA).

Në këtë samit z. Nikçi po përfaqëson Inspektoratin e Punës të Republikës së Kosovës ku po takon figura me rëndësi për sigurinë dhe shëndetin në punë në Evropë dhe më gjërë, me qëllimin e themelimit të bashkëpunimit për zhvillimin e Inspektoratit të Punës së Republikës së Kosovës.

Nëntor, 2022

Pensionohet zv. Kryeinspektori për Shëndet në Punë, z.Jovica Filipoviq.

Dje me 7 Tetor, zv. Kryeinspektori për Shëndet në Punë z. Jovica Filipoviq u përcoll për në pensionim nga stafi i Inspektoratit të Punës.

Më këtë rast, Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, z. Hekuran Nikçi e falenderoi z. Filipoviq për kontributin e tij për Inspektoratin e Punës duke i ndarë mirënjohje për këtë kontribut.

Z. Filipoviq falënderoi kolegët e Inspektoratit të Punës për bashkëpunimin e mirë që kishin ndër vite.

Z. Filipoviq në Inspektoratin e Punës ka punuar për pesëmbëdhjet vite.

Tetor, 2022

Kryeinspektori i IP-së z. Nikçi takoi z. Seiberlich nga GIZ.

Sot me 6 Tetor, në zyrat e drejtorisë së Inspektoratit të Punës, Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës së Republikës së Kosovës, z. Hekuran Nikçi, takoi z. Tobias Seiberlich, menaxher i projektit “Fit for jobs” nga GIZ.

Gjatë këtij takimi z. Nikçi e njoftoi z. Seiberlich me problemet dhe sfidat që z. Nikçi ka gjetur në IP, po përballet me to dhe menyrat e adresimit të tyre.

Z. Seiberlich shprehi gatishmerinë e bashkëpunimit të GIZ me IP-në me qëllimin e zhvillimit të IP-së.

Z. Nikçi dhe z. Seiberlich u dakorduan për takime të radhës me qëllimin e koordinimit të bashkëpunimit mes IP dhe GIZ.

Tetor, 2022.

Kryeinspektori i IP-së z. Hekuran Nikçi, viziton Divizionin për Koordinim Rajonal – Prishtinë

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, z. Hekuran Nikçi, sot me datë 09.08.2022 ka vizituar zyrat e Divizionit për Koordinim Rajonal – Prishtinë. Në këtë vizit z. Nikçi u takua me Udhëheqësin e Divizionit për Kordinim Rajonal – Prishtinë, z. Ahmet Delollin, si dhe me inspektorat e punës të këtij Divizioni.

Z. Nikçi u informua nga afër me problemet dhe sfidat që Divizionin për Kordinim Rajonal – Prishtinë i ka, ku u zotua që bashkarisht do t’i zgjidhin ato.

Z. Delolli ia prezantoi z. Nikçit Planin e Veprimit të Divizionin për Kordinim Rajonal për regjionin e Prishtinës, plan ky në kuadër të Planit Vjetor 2022 të Inspektoratit të Punës.

Z. Hekuran Nikçi në këtë vizitë u shoqërua nga zv. Kryeinspektorët z. Agim Millaku dhe z. Murat Vokshi.

Me ketë vizitë, kryeinspektori i IP-së, z. Hekuran Nikçi, përfundon vizitat e tij zyrtare nëpër Divizionet e Koordnimeve Rajonave të Inspektoratit të Punës, vizita këto në bazë të planit të veprimit të zyrës së Kryeinspektorit.

Gusht, 2022

Kryeinspektori i IP-së, z Nikçi, takon Drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së, z. Murtezaj.

Sot me datë 21 Korrik, 2022 Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, z. Hekuran Nikçi, ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, z. Ilir Murtezajn.

Në këtë takim, z. Nikçi u mirëprit nga z. Murtezaj dhe ud zv. Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, z. Nijazi Asllani në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të ATK-së.

Z. Nikçi i njoftoi të parët e ATK-së rreth sfidave dhe problemeve që Inspektorati i Punës ka ku kërkoi bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve të IP-së dhe ATK-së, veçanërisht atyre në fushën e inspektimeve.

Gjithashtu, z. Murtezaj mirëpriti kërkesen e z. Nikçit për bashkërendimin e veprimeve të IP-së dhe ATK-së ku njëkohësisht vendosi në gatishmëri bashkëpunimin e ATK-së me IP-në.

Takimi u mbyll me dakordim të veprimeve konkrete mes IP-së dhe ATK-së të cilat do të ndodhin shpejt.

Korrik, 2022

Kryeinspektori i IP-së takohet me përfaqësuesit e Shoqatës Kosovare të Shurdhërve.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, z. Hekuran Nikçi, ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës Kosovare të Shurdhërve ne ambientet e kësaj shoqate.

Z. Nikçi, në këtë takim u mirëprit nga Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Kosovare të Shurdhërve, z. Enver Kurtalani dhe zyrtarët tjerë të kësaj shoqate nga të cilët u njoftua me sfidat që personat e shurdhër hasin dhe kjo shoqatë ka.

Inspektorati i Punës mbikqyr zbatimin e Ligjit Nr.03/L-019 PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA në Republikën e Kosovës, andaj takimi i Inspektoratit të Punës me Shoqatën Kosovare të Shurdhërve ka për qëllim identifikimin e personave të shurdhër në tregun e punë për mbikqyrje të zbatimit të ligjit të lartcekur nga Inspektorati i Punës.

Inspektorati i Punës dhe Shoqata Kosovare e të Shurdhërve u zotuan për bashkëpunim të ngushtë për të drejtat në punë të personave të shurdhër në Republikën e Kosovës.

Z. Nikçi në këtë takim u shoqërua nga zv. Kryeinspektori për Siguri në Punë, z. Agim Millaku.

Korrik, 2022

Kryeinspektori i IP-së z. Hekuran Nikçi, viziton Divizionin për Kordinim Rajonal – Gjakovë.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, z. Hekuran Nikçi, duke u bazuar në Planin e Veprimit të zyrës së Kryeinspektorit, sot me datë 14 Korrik, 2022 ka vazhduar vizitën e tij në zyrat e Divizionit për Koordinim Rajonal – Gjilan.

Në këtë vizit z. Nikçi u takua me Udhëheqësin e Divizionit për Koordinim Rajonal – Gjakovë, znj. Gjyle Qallakaj, si dhe me inspektorët e këtij divizioni.

Qëllimi i vizitës së Kryeinspektorit të IP-së, z.Nikçi, ishte njoftimi nga afër i tij me problemet dhe sfidat që Divizionin për Kordinim Rajonal – Gjakovë i ka, të cilat kolegët nga ky Divizion për Koordinim Rajonal i prezantuan dhe ku z. Nikçi u zotua që bashkarisht do t’i zgjidhin ato.

Në këtë vizitë, z. Nikçi u shoqërua nga zv. Kryeinspektori për Marrëdhënie në Punë, z. Murat Vokshi.

Kryeinspektori i IP-së, z. Hekuran Nikçi, do të vazhdoj vizitën e tij nëpër Divizionet tjera për Kordinime Rajonale të cilat janë në kuadër të Inspektoratit të Punës në bazë të planit të veprimit të zyrës së Kryeinspektorit.

Korrik, 2022

Urime festa e Kurban Bajramit.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Inspektorati i Punës ua uron këtë festë të gjithë punëtorëve të besimit musliman të Republikës së Kosovës.

Inspektorati i Punës ju uron paqe dhe begati për ju dhe familjet tuaja!

Korrik, 2022