Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, z. Hekuran Nikçi, sot me datë 09.08.2022 ka vizituar zyrat e Divizionit për Koordinim Rajonal – Prishtinë. Në këtë vizit z. Nikçi u takua me Udhëheqësin e Divizionit për Kordinim Rajonal – Prishtinë, z. Ahmet Delollin, si dhe me inspektorat e punës të këtij Divizioni.
Z. Nikçi u informua nga afër me problemet dhe sfidat që Divizionin për Kordinim Rajonal – Prishtinë i ka, ku u zotua që bashkarisht do t’i zgjidhin ato.
Z. Delolli ia prezantoi z. Nikçit Planin e Veprimit të Divizionin për Kordinim Rajonal për regjionin e Prishtinës, plan ky në kuadër të Planit Vjetor 2022 të Inspektoratit të Punës.
Z. Hekuran Nikçi në këtë vizitë u shoqërua nga zv. Kryeinspektorët z. Agim Millaku dhe z. Murat Vokshi.
Me ketë vizitë, kryeinspektori i IP-së, z. Hekuran Nikçi, përfundon vizitat e tij zyrtare nëpër Divizionet e Koordnimeve Rajonave të Inspektoratit të Punës, vizita këto në bazë të planit të veprimit të zyrës së Kryeinspektorit.
Gusht, 2022