Nis fushata vetëdijësuese, “Punë e denjë për jetë të dinjitetshme.”

Sot, me datë 14 Dhjetor, 2022 është mbajtur konferenca për nisjen e fushatës për të drejtat e punës me titull, “Punë e denjë për jetë të dinjitetshme.”

Fushata ka për qëllim ngritjen e vetëdijës së punëdhënësve dhe punëtorëve për të drejtat e punës si të drejta univerzale për jetë të dinjitetshme.

Kjo fushatë mundësohet nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe mbështetet nga ambasada suedeze në Kosovë.

Ndërsa, partnerët zbatues të kësaj fushate janë Inspektorati i Punës, Administrata Tatimore, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), UNWOMEN, CDF, IKS, QPA dhe LENS.

Fushata vetëdijësuese, “Punë e denjë për jetë të dinjitetshme” do të zgjas deri në Maj, 2023.

Dhjetor, 2022.