Sot me 23 Nëntor në zyrat e Drejtorisë së Inspektoratit të Punës, Kryeinspektori z. Hekuran Nikçi priti në takim z. Richard Heater dhe znj. Raba Gjoshi, zyrtarë të Sektorit Politik-Ekonomik pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Në takim u diskutua për problemet që Inspektorati i Punës ka, mbikqyrjen e zbatimit të ligjeve nga ana e Inspektoratit të Punës me theks punën e fëmijëve në Republikën e Kosovës.
Për më tepër, në takim u diskutua për metodat e parandalimit të këtij fenomeni të kundërligjshëm dhe rolin e Sektorit Politik-Ekonomik të Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Inspektoratit të Punës në trajtimin e kësaj çështje.
Z. Nikçi dhe z. Heater u dakorduan për bashkëpunim dhe takime tjera me qëllimin e mbikqyrjes sa më efikase të ligjeve që Inspektorati i Punës mbikqyr zbatimin e tyre.
Nëntor, 2022