Sot me 20 Dhjetor në zyrat e drejtorisë së Inspektoratit të Punës së Republikës së Kosovës janë dhuruar katër (4) kompjuterë nga Q.P.A (Qendra për politika dhe avokim) në bashkëpunim me C.D.F (Community Development Fund).
Inspektorati i Punës si agjenci ekzekutive përkundër rëndësisë së madhe që ka në mbikëqyrjen e implementimit të legjislacionit të punës, vazhdon të ballafaqohet ndër të tjera edhe me mungesë të kapaciteteve teknike.
Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, z. Hekuran Nikçi, me rastin e pranimit të këtij donacioni falëndëroj donatorët duke synuar në vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellët për zhvillimin e Inspektoratit të Punës.
Këta katër (4) kompjuterë do të ndihmojnë që Inspektorati i Punës t’i kryej detyrat e tij më shpejt e më mirë.
Dhjetor, 2022.