Filloi puna përgatitore për dixhitalizimin e shërbimeve të inspektimeve të punës.

Në kuadër të Strategjisë Zhvillimore të Inspektoratit të Punës 2023-2027, Inspektoriati i Punës synon të kaloj nga inspektimet e bazuar në letër në inspektime elektronike. Ky transformim do të lehtësojë punën e inspektorëve të punës dhe do të rrisë efektivitetin e inspektoratit për të promovuar kushte të denja të punës, siguri dhe shëndet, si dhe respektimin e parimeve dhe të drejtave themelore në punë.

Procesi përkrahet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës(ILO)përmes financimit nga Ambasada Suedeze dhe Bashkimi Europian.

Çertifikohen Inspektorët e Punës në kuadër të projektit “Komponenti gjinor në promovimin e punës së denjë përmes menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë”.

Ne vazhduam me trajnimin e 10 inspektorëve të tjerë të punës që operojnë në rajone të ndryshme të Kosovës, të cilët tani janë të certifikuar dhe do të kenë kapacitete dhe kuptim se si të përfshijnë komponenten gjinore gjatë vlerësimit të rreziqeve që lidhen me punën, duke përfshirë identifikimin e llojeve të ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

Në një trajnim dyditor të organizuar nga IKAP/Instituti i Kosovës për Administratë Publike dhe të miratuar nga Inspektorati i Punës, janë diskutuar çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës, punën e denjë dhe sigurinë dhe shëndetin në punë nga perspektiva gjinore.

Inspektorëve iu dorëzuan certifikatat e pjesëmarrjes nga Hekuran J. Nikçi, Kryeinspektor i Inspektoratit të Punës dhe përfaqësuesi i IKAP-it.

Kjo punëtori është organizuar në kuadër të projektit “Komponenti gjinor në promovimin e punës së denjë përmes menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë”, nën menaxhimin dhe marrëveshjen me Organizatën Ndërkombëtare të Punës dhe financuar përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë.

Çertifikohen Inspektorët e Punës në kuadër të projektit “Komponenti gjinor në promovimin e punës së denjë përmes menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë”

Perspektiva gjinore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, duke përfshirë ngacmimin seksual në vendin e punës, ishte në qendër të diskutimit midis Inspektorëve të Punës për dy ditë rresht.

16 inspektorë nga rajone të ndryshme të Kosovës forcuan të kuptuarit e tyre për dallimet gjinore në SSHP dhe ngacmimet seksuale në mjediset e punës, të mbështetur nga UN Women dhe organizuar nga IKAP/Instituti i Kosovës për Administratë Publike dhe miratuar nga Inspektorati i Punës

Inspektorëve iu dorëzuan certifikatat e pjesëmarrjes nga Hekuran J. Nikçi, kryetar i Inspektorit të Punës dhe përfaqësues i IKAP.

Kjo punëtori është organizuar në kuadër të projektit “Komponenti gjinor në promovimin e punës së denjë përmes menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë”, nën menaxhimin dhe marrëveshjen me Organizatën Ndërkombëtare të Punës dhe financuar nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë.

.

Kryeinspektori Nikçi pjesë e Panelit”Formalizimi i punësimit”.

Sot, Kryeinspektori Nikçi në përfaqësim të Inspektoratit të Punës, ka qenë pjesë e panelit diskutues mbi temën ”Formalizimi i punësimit”, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, Odën Ekonomike të Kosovës, Iniciativa Kosovare për Stablitiet, Community Development Fund-CDF,  SCAAK dhe Iniciativa Kosovare për Stablitiet.

Në këtë panel Kryeinspektori Nikçi, ka theksuar rëndësinë që AEIP i ka kushtuar këtij procesi duke argumentuar fillimin e krijimit të mekanizmave për luftimin e punës së padeklaruar dhe informalitetit në një anë dhe vetdijësimin e punëdhënësve dhe punëmarrësve, si dhe procedurat dhe avantazhet që sjellë ky formalizim i punësimit, në anën tjeter.

Kjo ngjarje është zhvilluar në ambientet e Biblotekës Kombëtare ”Pjetër Bogdani”, në Prishtinë.

 

 

Ligji Nr. 03/L-019 për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar

Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-019 për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar punëdhënësi i cili nuk i përmbush detyrimet për punësimin e së paku një (1) punëtori me aftësi të kufizuara në çdo pesëdhjetë (50) punëtor, detyrohet të paguaj në buxhetin e Kosovës kontribute mujore në lartësi të shumës së pagës minimale për çdo punëtor që do të duhej të punësonte me aftësi të kufizuara.

Pagesa e obligimeve bëhet në llogarinë bankare, të dhënat për pagesë i gjeni këtu: Ligji Nr.03L-019

14 Inspektorë të punës u trajnuan për kryerjen e inspektimeve të punës në kantierën e ndërtimit.

Nga 13 deri 16 shkurt 2023, Inspektoriati i Punës, në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP) dhe me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), mbajti trajnimin ‘’Kryerja e inspektimeve në kantierën e ndërtimit’’.

Trajnimi u fokusua në sistemet e menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe vlerësimin e rrezikut; rreziqet dhe risku në kantieren e ndërtimit; inspektimi i kantierës;  hazardet dhe masat e kontrollit; dhe kontrollimin e substancave që janë të rrezikshme për shëndetin. Në kuadër të trajnimit, inspektorët vizituan një vendpunishte në fushën e ndërtimit, nën shoqërimin e specialistit të ILO-s për SSHP, z. Andrew Christian, për të parë për së afërmi se si zhvillohet inspektimi sipas standarteve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira.

Në trajnim morën pjesë 14 inspektorë të punës të cilët pas përfundimit të trajnimit pranuan çertifikatë të pjesëmarrjes nga IKAP.

 

 

 

RAPORTI I PUNËS PËR VITIN 2022

Inspektoriati i Punës publikon Raportin e Punës për vitin 2022. Në këtë raport pasqyrohet një përmbledhje e detajuar mbi realizimin e detyrave të Inspektoriatit të Punës. Struktura e këtij raporti filllon me Zyren e Kryeinspektorit, për të vazhduar me Divizionin e Prokurimit, Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të Përbashkëta, Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe Departamentin për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore.

Përveç progresit të arritur gjatë vitit 2022, Inspektoriati i Punës me qëllim të përmirësimit e zbatimit të ligjeve që mbikqyren nga  ky institucion, në këtë raport ka propozuar edhe disa rekomandime të nevojshme.

Kliko këtu për ta parë raportin: