Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, z. Hekuran Nikçi, ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës Kosovare të Shurdhërve ne ambientet e kësaj shoqate.
Z. Nikçi, në këtë takim u mirëprit nga Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Kosovare të Shurdhërve, z. Enver Kurtalani dhe zyrtarët tjerë të kësaj shoqate nga të cilët u njoftua me sfidat që personat e shurdhër hasin dhe kjo shoqatë ka.
Inspektorati i Punës mbikqyr zbatimin e Ligjit Nr.03/L-019 PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA në Republikën e Kosovës, andaj takimi i Inspektoratit të Punës me Shoqatën Kosovare të Shurdhërve ka për qëllim identifikimin e personave të shurdhër në tregun e punë për mbikqyrje të zbatimit të ligjit të lartcekur nga Inspektorati i Punës.
Inspektorati i Punës dhe Shoqata Kosovare e të Shurdhërve u zotuan për bashkëpunim të ngushtë për të drejtat në punë të personave të shurdhër në Republikën e Kosovës.
Z. Nikçi në këtë takim u shoqërua nga zv. Kryeinspektori për Siguri në Punë, z. Agim Millaku.
Korrik, 2022