Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, z. Hekuran Nikçi, duke u bazuar në Planin e Veprimit të zyrës së Kryeinspektorit, sot me datë 30 Qershor, 2022 ka vazhduar vizitën e tij në zyrat e Divizionit për Koordinim Rajonal – Prizren.
Në këtë vizit z. Nikçi u takua me Udhëheqësin e Divizionit për Koordinim Rajonal – Prizren, z. Lah Morina, si dhe me inspektorët e këtij divizioni.
Qëllimi i vizitës së Kryeinspektorit të IP-së, z.Nikçi, ishte njoftimi nga afër i tij me problemet dhe sfidat që Divizionin për Kordinim Rajonal – Prizren i ka, të cilat kolegët nga ky Divizion për Koordinim Rajonal i prezantuan dhe ku z. Nikçi u zotua që bashkarisht do t’i zgjidhin ato.
Në këtë vizitë, z. Nikçi u shoqërua nga zv. Kryeinspektori për Siguri në Punë, z. Agim Millaku.
Kryeinspektori i IP-së, z. Hekuran Nikçi, do të vazhdoj vizitën e tij nëpër Divizionet tjera për Kordinime Rajonale të cilat janë në kuadër të Inspektoratit të Punës në bazë të planit të veprimit të zyrës së Kryeinspektorit.
Qershor, 2022