Sot, me datë 16 Qershor, 2022 Inspektorati i Punës së Republikës së Kosovës i përfaqësuar nga Kryeinspektori z. Hekuran Nikçi ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Iniciativën Kosovare për Stabilitet (ISK) e përfaqësuar nga drejtoresha ekzekutive znj. Brikenë Hoxha dhe znj. Brikena Berisha.
Qëllimi i këtij memorandumi bashkëpunimi është kontribuimi në avancimin e çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e punëtorëve, transparenca e Inspektoratit të Punës me palët e jashtme si dhe informimi qytetar, përkatësisht i punëmarrësve dhe punëdhënësve me punën e Inspektoratit të Punës.
Z. Nikçi theksoi se nga ky memorandum bashkëpunimi në mes të Inspektoratit të Punës dhe Iniciativës Kosovare për Stabilitet (IKS) përfiton tregu i punës në Republikën e Kosovës.
Kohëzgjatja e këtij memorandumi bashkëpunimi është katër (4) vite.
Qershor, 2022