Kryeinspektori i IP-së, z Nikçi, takon Drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së, z. Murtezaj.

Sot me datë 21 Korrik, 2022 Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, z. Hekuran Nikçi, ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, z. Ilir Murtezajn.

Në këtë takim, z. Nikçi u mirëprit nga z. Murtezaj dhe ud zv. Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, z. Nijazi Asllani në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të ATK-së.

Z. Nikçi i njoftoi të parët e ATK-së rreth sfidave dhe problemeve që Inspektorati i Punës ka ku kërkoi bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve të IP-së dhe ATK-së, veçanërisht atyre në fushën e inspektimeve.

Gjithashtu, z. Murtezaj mirëpriti kërkesen e z. Nikçit për bashkërendimin e veprimeve të IP-së dhe ATK-së ku njëkohësisht vendosi në gatishmëri bashkëpunimin e ATK-së me IP-në.

Takimi u mbyll me dakordim të veprimeve konkrete mes IP-së dhe ATK-së të cilat do të ndodhin shpejt.

Korrik, 2022

Kryeinspektori i IP-së takohet me përfaqësuesit e Shoqatës Kosovare të Shurdhërve.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, z. Hekuran Nikçi, ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës Kosovare të Shurdhërve ne ambientet e kësaj shoqate.

Z. Nikçi, në këtë takim u mirëprit nga Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Kosovare të Shurdhërve, z. Enver Kurtalani dhe zyrtarët tjerë të kësaj shoqate nga të cilët u njoftua me sfidat që personat e shurdhër hasin dhe kjo shoqatë ka.

Inspektorati i Punës mbikqyr zbatimin e Ligjit Nr.03/L-019 PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA në Republikën e Kosovës, andaj takimi i Inspektoratit të Punës me Shoqatën Kosovare të Shurdhërve ka për qëllim identifikimin e personave të shurdhër në tregun e punë për mbikqyrje të zbatimit të ligjit të lartcekur nga Inspektorati i Punës.

Inspektorati i Punës dhe Shoqata Kosovare e të Shurdhërve u zotuan për bashkëpunim të ngushtë për të drejtat në punë të personave të shurdhër në Republikën e Kosovës.

Z. Nikçi në këtë takim u shoqërua nga zv. Kryeinspektori për Siguri në Punë, z. Agim Millaku.

Korrik, 2022

Kryeinspektori i IP-së z. Hekuran Nikçi, viziton Divizionin për Kordinim Rajonal – Gjakovë.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, z. Hekuran Nikçi, duke u bazuar në Planin e Veprimit të zyrës së Kryeinspektorit, sot me datë 14 Korrik, 2022 ka vazhduar vizitën e tij në zyrat e Divizionit për Koordinim Rajonal – Gjilan.

Në këtë vizit z. Nikçi u takua me Udhëheqësin e Divizionit për Koordinim Rajonal – Gjakovë, znj. Gjyle Qallakaj, si dhe me inspektorët e këtij divizioni.

Qëllimi i vizitës së Kryeinspektorit të IP-së, z.Nikçi, ishte njoftimi nga afër i tij me problemet dhe sfidat që Divizionin për Kordinim Rajonal – Gjakovë i ka, të cilat kolegët nga ky Divizion për Koordinim Rajonal i prezantuan dhe ku z. Nikçi u zotua që bashkarisht do t’i zgjidhin ato.

Në këtë vizitë, z. Nikçi u shoqërua nga zv. Kryeinspektori për Marrëdhënie në Punë, z. Murat Vokshi.

Kryeinspektori i IP-së, z. Hekuran Nikçi, do të vazhdoj vizitën e tij nëpër Divizionet tjera për Kordinime Rajonale të cilat janë në kuadër të Inspektoratit të Punës në bazë të planit të veprimit të zyrës së Kryeinspektorit.

Korrik, 2022

Urime festa e Kurban Bajramit.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Inspektorati i Punës ua uron këtë festë të gjithë punëtorëve të besimit musliman të Republikës së Kosovës.

Inspektorati i Punës ju uron paqe dhe begati për ju dhe familjet tuaja!

Korrik, 2022

Kryeinspektori i IP-së z. Nikçi merr pjesë në festimet e 4 Korrikut.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës z. Hekuran Nikçi ka marrur pjesë në festimet e 246 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne hapësirat e ambasadës amerikane në vendin tonë.

Z. Nikçi ka shfrytëzuar këtë rast që të takoj personalitete dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave vendore dhe ndërkombëtare, ku i njoftoi ata me gjendjen në Inspektorat të Punës dhe ku kërkoi bashkëpunimin e tyre për zhvillimin dhe përparimin e Inspektoratit të Punës.

Në këto festime të 4 Korrikut, z. Nikçi u shoqërua nga zv. Kryeinspektori për Siguri në Punë, z. Agim Millaku.

Korrik, 2022