Kryeinspektori i IP-së z. Hekuran Nikçi, viziton Divizionin për Kordinim Rajonal – Gjilan

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, z. Hekuran Nikçi, duke u bazuar në Planin e Veprimit të zyrës së Kryeinspektorit, sot me datë 16 Qershor, 2022 ka vazhduar vizitën e tij në zyrat e Divizionit për Kordinim Rajonal – Gjilan. Në këtë vizit z. Nikçi u takua me Udhëheqësin e Divizionit për Kordinim Rajonal – Gjilan, z. Basri Zejnullahu, si dhe me inspektorët e këtij divizioni.

Qëllimi i vizitës së Kryeinspektorit të IP-së, z.Nikçi, ishte njoftimi nga afër i tij me problemet dhe sfidat që Divizionin për Kordinim Rajonal – Gjilan i ka të cilat kolegët nga ky Divizion për Kordinim Rajonal i prezantuan dhe ku z. Nikçi u zotua që bashkarisht do t’i zgjidhin ato.

Në këtë vizitë, z. Nikçi u shoqërua nga zv. Kryeinspektori për Marrëdhënie në Punë, z. Murat Vokshi.

Kryeinspektori i IP-së, z. Hekuran Nikçi, do të vazhdoj vizitën e tij nëpër Divizionet tjera për Kordinime Rajonale të cilat janë në kuadër të Inspektoratit të Punës në bazë të planit të veprimit të zyrës së Kryeinspektorit.

Qershor, 2022

Inspektorati i Punës nënshkruan memorandum bashëkpunimi me Iniciativën Kosovare për Stabilitet (IKS).

Sot, me datë 16 Qershor, 2022 Inspektorati i Punës së Republikës së Kosovës i përfaqësuar nga Kryeinspektori z. Hekuran Nikçi ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Iniciativën Kosovare për Stabilitet (ISK) e përfaqësuar nga drejtoresha ekzekutive znj. Brikenë Hoxha dhe znj. Brikena Berisha.

Qëllimi i këtij memorandumi bashkëpunimi është kontribuimi në avancimin e çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e punëtorëve, transparenca e Inspektoratit të Punës me palët e jashtme si dhe informimi qytetar, përkatësisht i punëmarrësve dhe punëdhënësve me punën e Inspektoratit të Punës.

Z. Nikçi theksoi se nga ky memorandum bashkëpunimi në mes të Inspektoratit të Punës dhe Iniciativës Kosovare për Stabilitet (IKS) përfiton tregu i punës në Republikën e Kosovës.

Kohëzgjatja e këtij memorandumi bashkëpunimi është katër (4) vite.

Qershor, 2022