Kryeinspektori i IP-së z. Hekuran Nikçi, viziton Divizionin për Kordinim Rajonal – Pejë

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, z. Hekuran Nikçi, duke u bazuar në Planin e Veprimit të zyrës së Kryeinspektorit, sot me datë 07.06.2022 ka vazhduar vizitën e tij në zyrat e Divizionit për Kordinim Rajonal – Pejë. Në këtë vizit z. Nikçi u takua me Udhëheqësin e Divizionit për Kordinim Rajonal – Pejë, z. Ali Krasniqin, si dhe me inspektorët e këtij divizioni.

Qëllimi i vizitës së Kryeinspektorit të IP-së, z.Nikçi, është njoftimi nga afër i tij me problemet dhe sfidat që Divizionin për Kordinim Rajonal – Pejë i ka, ku u zotua që bashkarisht do t’i zgjidhin ato.

Në këtë vizitë, z. Nikçi u shoqërua nga zv. Kryeinspektori për Marrëdhënie në Punë, z. Murat Vokshi.

Kryeinspektori i IP-së, z. Hekuran Nikçi, do të vazhdoj vizitën e tij nëpër Divizionet tjera për Kordinime Rajonale të cilat janë në kuadër të Inspektoratit të Punës.

Qershor, 2022

Kryeinspektori i IP-së z. Hekuran Nikçi, viziton Divizionin për Kordinim Rajonal – Ferizaj

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, z. Hekuran Nikçi, sot me datë 06.06.2022 ka vizituar zyrat e Divizionit për Kordinim Rajonal – Ferizaj. Në këtë vizit z. Nikçi u takua me zv.Udhëheqësin e Divizionit për Kordinim Rajonal – Ferizaj, z. Arton Ceriki, si dhe me zyrtarë tjerë të këtij divizioni.

Z. Nikçi u informua nga afër me problemet dhe sfidat që Divizionin për Kordinim Rajonal – Ferizaj i ka, ku u zotua që bashkarisht do t’i zgjidhin ato.

Z. Cerkini ia prezantoi z. Nikçit Planin e Veprimit të Divizionin për Kordinim Rajonal për regjionin e Ferizajit, plan ky në kuadër të Planit Vjetor, ku pas diskutimeve rreth këtij Plani të Veprimit të cilat rezultuan frytdhënëse, z. Nikçi e aprovoi atë.

Kryeinspektori i IP-së, z. Hekuran Nikçi, do të vazhdoj vizitën e tij nëpër Divizionet tjera për Kordinime Rajonale të cilat janë në kuadër të Inspektoratit të Punës.

Z. Hekuran Nikçi pranon detyrën e Kryeinspektorit të IP-së

Sot, me dt: 02/06/2022, në zyrat e Inspektoratit të Punës, z.Hekuran Nikçi ka pranuar detyren e Kryeinspektorit nga
z.Agim Millaku.

z.Millaku i urojë z.Nikçit mirëseardhje në IP duke i dëshiruar suksese në punë.

z.Nikçi falenderojë z.Millakun ku u zotua që përvojën e tij ta vendos në shërbim të Inspektoratit të Punës duke garantuar të drejtat e punëtorëve.