Njoftim nga: SEKRETARIATI I KOMISIONIT PËR CERTIFIKIM DHE LICENCIM

Të gjithë personat që shprehin interesin për tu certifikuar si Ekspert dhe Trajner i sigurisë dhe shëndetin në punë dhe licencuar si persona juridik që ofron shërbime në fushën e sigurisë dhe shëndetin në punë dhe trajnime, sipas Rregullores së re (MPMS) Nr. 01/2021 për kualifikimin e personave përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në punë, licencimin e kompanive të shërbimeve dhe trajnimeve për sigurinë dhe shëndetin në punë, publikuar ne Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, me dt 09.03.2021, mund të informohen dhe konsultohen rreth procesit te aplikimit në:

SEKRETARIATI I KOMISIONIT PËR CERTIFIKIM DHE LICENCIM

Kontakti:
Departamenti i Punës dhe Punësimit;
Adresa: Sheshi “ Edit Durham” nr. 46, Prishtinë 10000;
Numri i telefoni: +38338213989
Orari: 09:00-11:00 – 13:30-15:00
Qershor 2021 – Prishtinë

 

Kryeinspktori i Inspektoratit të Punës mori një pako me lista kontrolluese nga Udhëheqësi i Ekipit të projektit të financuar nga BE

Sot, Kryeinspktori i Inspektoratit të Punës me bashkëpunëtor mori një pako me lista kontrolluese nga Udhëheqësi i Ekipit të projektit të financuar nga BE “Mbështetje ndaj Inspektoratit të Punës për luftën kundër punës së padeklaruar”. Dosja e përgatitur përmban 33 lista kontrolluese për inspektorët e punës, të cilat mbulojnë fushat kryesore të sigurisë dhe shëndetit në punë (SSHP), me një strukturë të lehtë të fushave të legjislacionit: pyetjet përqendrohen në përmbushjen e kërkesave të veçanta ligjore të legjislacionit kombëtar ose parimeve të SSHP-së. Në rast se nuk ka legjislacion përkatës kombëtar, përdoren praktikat më të mira nga vendet anëtare të BE-së dhe të rajonit.

Lista e tillë kontrolluese do të jetë e përdorshme për shumicën e vizitave të inspektimit të përgjithshëm, si dhe për inspektime specifike. Ato janë mjeti kyç për inspektorët e punës për mbledhje të informacionit në mënyrë sistematike dhe gjithëpërfshirëse. Këto të dhëna më pas përdoren për t’i inkurajuar punëdhënësit ose për t’u kërkuar që t’i përmirësojnë vendet e punës në përputhje me ligjin. Kjo do ta ndihmojë menaxhmentin e Inspektoratit të Punës edhe për të marrë vendime, si dhe për të kryer veprime përcjellëse.

Çdo listë kontrolluese e zhvilluar u rregullua edhe për nevojat e punëdhënësve, në mënyrë që ata të mund të bëjnë vetë-vlerësim për pajtueshmërinë me aktet ligjore. Këto lista kontrolluese do të jenë të disponueshme në ueb faqen e Inspektoratit të Punës në gjuhët shqipe dhe serbe, si dhe do të shpërndahen nga inspektorët e punës gjatë vizitave në terren dhe fushatave të inspektimit.

Këtu mund ti gjeni Listat Kontrolluese për Punëdhënës