Inspektorati i Punës merr mirënjohje nga Organizatat Përfaqësuese të Punëtorëve
Inspektorati i Punës me qëllim të realizimit të kompetencave për zbatueshmërinë e legjislacionit nga fusha e Marrëdhënies së Punës si dhe Sigurisë dhe Shëndetit në Punë,
si dhe mbrojtjen e të drejtave të palëve që lidhen me marrëdhënien e punës përgjithësisht, gjithmonë ka promovuar dhe ofruar bashkëpunim me të gjithë akterët përkatës duke përfshirë:
Organizatat e Punëtorëve, Organizatat e Punëdhënësve, Shoqërinë Civile, Mediet etj.,
me qëllim ngritjen e vetëdijes së palëve por edhe ndërmarrjen e masave adekuate për respektimin e legjislacionit në fuqi.
Në këtë kuptim, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i jep MIRËNJOHJE Inspektoratit të Punës për bashkëpunim të mirë gjatë implementimit të projektit të BE-së me titull:
“Ngritja e Njohurive dhe Bashkëpunimit për Mbrojtje dhe Siguri në Punë përmes Gazetarisë Hulumtuese”
Gjithashtu për Inspektoratin e Punës është ndarë mirënjohje nga Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova – FSPE (KEDS), për bashkëpunim në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
Inspektorati i Punës vlerëson lartë këto mirënjohje dhe bashkëpunimin e mirë me Përfaqësuesit e Punëtorëve me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve, dhe pret që edhe në të ardhmen
të ketë bashkëpunim të mirë me këto sindikata, por edhe me të gjithë akterët kompetent në Republikën e Kosovës.
Për më tepër, Inspektorati i Punës inkurajon palët që të realizojnë organizimin sindikal edhe në sektorin privat, ngase bazuar në statistikat tona, ky sektor shënon shkelje më të shumta të të drejtave të punëtorëve.