Thellohet bashkëpunimi në mes të Inspektoratit të Punës dhe Universitetit “Haxhi Zeka”

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës z. Basri Ibrahimi është takuar me Rektorin e UHZ-së, Prof.Dr. Fadil Millaku dhe stafin menaxherial. Në këtë takim u diskutua rreth shumë çështjeve që kanë të bëjnë me zbatimin dhe respektimin e ligjit të punës dhe çështjeve të tjera të rëndësishme në këtë drejtim. Kryeinspektori Ibrahimi, shprehu konsideratën dhe falënderimin për bashkëpunimin e vazhdueshëm që UHZ-ja dhe stafi drejtues kanë treguar ndaj Inspektoratit të Punës. Rektori Millaku në emër të UHZ-së, gjithashtu falënderoi kryeinspektorin për mbështetjen nga ana e tij dhe institucionit përkatës dhe u shpreh i gatshëm që ky bashkëpunim të thellohet në të ardhmen.