Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në objekte ndërtimi, përkatësisht në komunën e Prizrenit, Gjilanit, Prishtinës dhe Ferizajt, ka konstatuar parregullsi në mosmarrjen e masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto pesë objekte ndërtimi, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.
Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.