Inspektorati Qendror i Punës (IQP) është organ i pavarur i Administratës Shtetërore, i cili vepron në kuadër të Ministrisë për Punë Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare. IQP është i vetmi organ në kuadër të pushtetit ekzekutiv të Republikës së Kosovës i cili monitoron zbatimin e legjislacionit nga fusha e marrëdhënieve të punës, si dhe sigurisë dhe shëndetit në punë.
Baza ligjore për themelimin dhe funksionimin e IQP është përcaktuar me:
IQP udhëhiqet nga Drejtori Ekzekutiv i Inspektoratit Qendror të Punës, i cili për punën e tij dhe të institucionit që udhëheq raporton drejtpërdrejt Ministrit të MFPT-së.
Inspektorati Qendror i Punës mbikëqyr zbatimin e:
Gjithashtu, IQP mbikëqyr edhe zbatimin e disa dispozitave të ligjeve të tjera si:
IQP mbikëqyr gjithashtu edhe zbatueshmërinë e akteve nënligjore që dalin nga këto ligje dhe që lidhen me marrëdhënien e punës, si dhe sigurinë dhe shëndetin në punë.
Përcaktimi dhe shqiptimi i gjobave për shkeljen e dispozitave të Ligjit të Punës bëhet sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2011 për përcaktimin dhe shqiptimin e gjobave për shkeljen e dispozitave të Ligjit të Punës, ndërsa ligjet tjera kanë shumat e përcaktuara varësisht nga ligji përkatës.