Shembja e pllakës së betonit në Prizren, Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në objekt

Gjatë punimeve në një vendpunishte në Prizren, ka ndodhur shembja e një pllake betoni, me ç’rast janë lënduar gjashtë punëtorë.

Sipas informatave të deritanishme, tre nga punëtorët e lënduar vazhdojnë të jenë në spital, ndërsa tre të tjerët janë liruar për trajtim në shtëpi. Njëri nga punëtorët e lënduar ka pësuar fraktura.

Pas rastit, Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në këtë objekt, me qëllim të parandalimit të rreziqeve dhe garantimit të sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë me veprimet inspektuese në kuadër të kompetencave të tij ligjore, me fokus në sigurinë dhe shëndetin në punë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors