Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin e tij ligjor, ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Ky raport nga Inspektorati Qendror i Punës paraqet rezultatet përmbledhëse të inspektimeve, të realizuara në kuadër të këtij aksioni.
*Në kolonën ku është cekur numri total i ndalimeve të punimeve, nënkuptohet automatikisht edhe numri total i kërkesave për kundërvajtje.
*Në përfundim të aksionit, të gjitha subjektet ndaj të cilave është shqiptuar masa e ndalimit të punimeve procesohen automatikisht në Gjykatë për kundërvajtje, përkatësisht për shkeljet e konstatuara.
*Procesi i riinspektimeve do të zhvillohet në ditët në vijim të aksionit, sipas afateve kohore të përcaktuara nga inspektorët për eliminimin e parregullsive.
*Eliminimi i parregullsive nënkupton procesin kur subjekti i inspektuar ka ndërmarrë veprime për përmirësimin e gjendjes së SShP-së.
*Rastet e proceduara në polici nënkuptojnë rastet kur punëkryerësit/investitorët kanë vazhduar punimet në kantier në kundërshtim me vendimin e inspektorëve për ndalim të punimeve, si dhe dëmtimin e shiritit ndalues.
*Rastet e paraqitura në polici nuk barazohen numerikisht në tabelë, pasi ato janë raste ndaj punëdhënësve/investitorëve që kanë në fuqi vendim për ndalim të punimeve.
*Shifrat e paraqitura në tabelë janë të dhënat numerike të realizuara deri më datë 30.04.2026.
*Aksioni ka vazhduar edhe pas datës 30.04.2026 me aktivitete të monitorimit dhe riinspektimit të subjekteve ndaj të cilave është shqiptuar masa “Ndalim i Punimeve” apo vërejtje për evitimin e parregullsive.