Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin e tij ligjor, ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Ky raport 48-orësh nga Inspektorati Qendror i Punës paraqet rezultatet e inspektimeve të ditës së dymbëdhjetë të realizuara në kuadër të këtij aksioni.
Vërejtje:
*Në këtë 48 orësh fokus i Inspektimit ka qenë sektori i ndërtimtarisë andaj edhe realizimi i inspektimeve është bërë në 100% në këtë sektor.
*Në kolonën ku është cekur numëri total i ndalimeve të punimeve nënkupton me automatizëm edhe numrin total të kërkesave për kundërvajtje.
*Në përfundim të Aksionit të gjitha subjektet që kanë rezultuar me ndalim të punimeve me automatizëm procesohen në Gjykatat për kundërvajtje përkitazi me shkeljet e konstatuara.
*Procesi i Riinspektimeve do të kryhet në ditët në vijim të aksionit sipas afateve kohore të përcaktuara nga Inspektorët për eliminim të parregullësive.
*Eleminim të parregullësive nënkupton procesin kur subjekti i inspektuar ka ndërmarrë veprime në përmirësim të gjendjes së Sshp-së.