Inspektorati Qendror i Punës (IQP), në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), po zhvillon punëtori për rishikimin dhe zhvillimin gjithëpërfshirës të Procedurave Standarde të Operimit (PSO).

Duke u mbështetur në procedurat ekzistuese dhe përvojën e deritanishme të punës, procesi synon rishikimin, plotësimin dhe standardizimin e tyre, në mënyrë që PSO-të të pasqyrojnë qartë proceset, përgjegjësitë dhe mënyrën e veprimit në kuadër të veprimtarisë inspektuese.
Zhvillimi i PSO-ve përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve institucionale dhe zbatimit të njëtrajtshëm të procedurave në punën e Inspektoratit Qendror të Punës.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Efikasiteti i Inspektoratit të Punës”, financuar nga Qeveria e Suedisë.