Inspektorati Qendror i Punës, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), po zhvillon punëtorinë e dytë në kuadër të procesit të hartimit dhe zbatimit të Procedurave Standarde të Operimit (PSO).

Punëtoria po zhvillohet me kontributin profesional të Luiz Rocha, bashkëpunëtor i jashtëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), i cili po ofron ekspertizën e tij në procesit të hartimit dhe standardizimit të Procedurave Standarde të Operimit (PSO) për Inspektoratin Qendror të Punës.

Kjo punëtori ka për qëllim vazhdimin e procesit të rishikimit, plotësimit dhe standardizimit të procedurave ekzistuese, duke u mbështetur në përvojën e deritanishme të punës dhe nevojat praktike të institucionit.

Përmes këtij procesi synohet përcaktimi më i qartë i proceseve të punës, përgjegjësive dhe mënyrës së veprimit gjatë ushtrimit të veprimtarisë inspektuese, me qëllim të sigurimit të një qasjeje të unifikuar dhe zbatimit të njëtrajtshëm të procedurave.

Hartimi dhe zbatimi i PSO-ve përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapacitetit institucional, rritjes së efikasitetit dhe avancimit të mëtejshëm të punës së Inspektoratit Qendror të Punës.

Ky aktivitet mbështet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës(ILO) në kuadër të projektit “Efikasiteti i Inspektoratit të Punës”, i financuar nga Qeveria e Suedisë.
