Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi mes IQP dhe APRK

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) dhe Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim të forcimit të koordinimit ndërinstitucional dhe avancimit të mbikëqyrjes në zbatimin e legjislacionit të punës, veçanërisht lidhur me lejet e punës afatshkurtra për shtetasit e huaj.

Kjo marrëveshje parasheh shkëmbim të rregullt të informatave dhe vendimeve ndërmjet dy institucioneve, me synim rritjen e transparencës, fuqizimin e mekanizmave të kontrollit dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve migrantë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors