Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, pas inspektimit në terren të Inspektoratit të Punës

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Prizrenit, ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP).

Si rrjedhojë e këtyre konstatimeve, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë mbikëqyrjen inspektuese, me qëllim të garantimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Dinjitet dhe siguri për punëtorët!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors