Mungesa e masave të sigurisë, Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Gjilanit, ka konstatuar parregullësi në mosmarrjen e masave për Siguri dhe Shëndet në Punë (SSHP).

Për shkak të këtyre parregullësive, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e punimeve në objekt, deri në eliminimin e parregullësive dhe marrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve.

Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe parandalimin e rreziqeve në vendin e punës.

Të drejtat e punës nuk janë privilegj!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors