Inspektorati Qendror i Punës nis inspektimin në Klan Kosova pas pretendimeve për shkelje të të drejtave të punonjësve

Inspektorati Qendror i Punës ka nisur inspektimin në Klan Kosova, pas raportimeve publike lidhur me pretendimet e shtatë ish-punonjësve, të cilët kanë dhënë dorëheqje duke ngritur shqetësime për shkelje të të drejtave të tyre nga marrëdhënia e punës.

Inspektimi është iniciuar në bazë të ankesave të pranuara me shkrim dhe raportimeve publike për shkeljet e pretenduara nga punëdhënësi.

Inspektorati Qendror i Punës do të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe, varësisht nga gjetjet e inspektimit, do të ndërmarrë masat përkatëse ligjore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors