Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme inspektuese në terren, ka realizuar inspektim në një objekt ndërtimi në komunën e Ferizajt, ku gjatë mbikëqyrjes janë evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Pas konstatimit të gjendjes në terren, inspektorët e punës kanë ndërmarrë masat përkatëse ligjore, duke nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt, deri në eliminimin e parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e aktiviteteve të punës.
Inspektorati Qendror i Punës rikujton se zbatimi i masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë është obligim ligjor i çdo punëdhënësi dhe një përgjegjësi thelbësore për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.
Njëkohësisht, u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të sigurojnë kushte të sigurta për të gjithë punëtorët.