Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në pishinën gjysmë-olimpike në komunën e Podujevës

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimit në pishinën gjysmë-olimpike në komunën e Podujevës, ka konstatuar parregullsi që lidhen me mosmarrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë (SSHP).

Për shkak të këtyre parregullsive, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e punimeve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore për siguri dhe shëndet në punë.

Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë masat e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors