Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimit në një shtëpi private në komunën e Mitrovicës, ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë (SSHP).

Për shkak të parregullsive të evidentuara, inspektorët kanë marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e tyre dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors