Inspektorati Qendror i Punës ndalon 8 objekte ndërtimi në Rajonin e Prishtinës dhe 1 në Ferizaj

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në terren, ka ndërmarrë masa për ndalimin e përkohshëm të punimeve në 8 objekte ndërtimi në Rajonin e Prishtinës dhe 1 objekt ndërtimi në Ferizaj.

Gjatë inspektimeve janë konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Për këtë arsye, punimet janë ndaluar përkohësisht, deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati Qendror i Punës u kërkon punëdhënësve që të respektojnë kërkesat ligjore për siguri dhe shëndet në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors