Inspektorati Qendror i Punës në trajnim të avancuar me mbështetjen e ILO-s

15 inspektorë të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë të Inspektoratit Qendror të Punës kanë përfunduar një trajnim të avancuar profesional, me fokus në:

Investigimin e aksidenteve dhe vdekjeve në vendin e punës

Analizimin e shkaqeve rrënjësore dhe menaxhimin e provave

Hartimin e raporteve investiguese

Vlerësimin e riskut në vendin e punës

Zbatimin e planeve të veprimit dhe masave parandaluese

Standardet ndërkombëtare të punës dhe procedurat e inspektimit.

Për herë të parë, Inspektorati Qendror i Punës po krijon një trupë të avancuar inspektuese, e specializuar në hetimin e aksidenteve dhe ngritjen e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë. Kjo trupë do të rrisë efikasitetin dhe profesionalizmin në trajtimin e rasteve të rënda dhe me rrezik të lartë.

Ky trajnim synon të forcojë kapacitetet profesionale të inspektorëve tanë dhe të sigurojë mbrojtje më të avancuar të të gjithë punëtorëve në vendet e punës.

Puna e sigurt është e drejtë themelore – ne mbetemi të përkushtuar në forcimin e kulturës së sigurisë dhe shëndetit në çdo vend pune.

Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), përmes projektit “Efikasiteti i Inspektoratit të Punës”, të financuar nga Qeveria Suedeze.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors