Njoftim për Aksion të përbashkt

Inspektorati Qendror i Punës (IQP), në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zbatimit të detyrave sipas planifikimeve strategjike për parandalimin dhe luftimin e çdo forme të trafikimit me njerëz, gjatë periudhës 10–15 nëntor 2025, ka marrë pjesë në një operacion të gjerë inspektues të koordinuar me:

  • Policinë e Kosovës,
  • Inspektoratin e Mbikëqyrjes së Tregut – MINT,
  • Administratën Tatimore të Kosovës – ATK,
  • Njësitë mbështetëse të DHTNJ dhe DMH.

Ky operacion është zhvilluar në kuadër të Planit Operativ “Vjeshta 2025”, i cili ka për qëllim identifikimin, parandalimin dhe adresimin e të gjitha formave të abuzimit, trafikimit dhe shkeljeve të legjislacionit të punës në sektorët me rrezik të shtuar.

Kontributi dhe rezultatet e Inspektoratit Qendror të Punës

Inspektorati Qendror i Punës ka kryer 123 inspektime të drejtpërdrejta në kuadër të këtij operacioni, duke përfshirë inspektime nga Mardhënia e Punes dhe inspektime nga Siguria dhe Shëndeti në Punë:

50 lokale të natës (Muzikë Live)

73 qendra të masazhit

Fokus i inspektimeve ka qenë:

Marrëdhënia e punës (kontratat, orari i punës, pagat, të drejtat e punëtorëve, leja e punës për puntor migrant etj)

Siguria dhe shëndeti në punë (SHP)

Identifikimi i punës joformale dhe subjekteve të paregjistruar.

Rezultatet kryesore të inspektimeve

Nga 50 lokalet e natës të inspektuara

6 lokale janë mbyllur për shkelje administrative të konstatuara nga MINT dhe Inspektorati.

Nga 73 qendrat e masazhit të inspektuara

5 qendra të masazhit janë mbyllur për mosrespektim të kërkesave ligjore dhe shkelje të rënda administrative.

Qëllimi i operacionit

  • Ky aksion i përbashkët ka pasur për qëllim:
  • Rritjen e mbrojtjes së punëtorëve dhe sigurisë së tyre në sektorët me rrezik të lartë;
  • Identifikimin dhe parandalimin e punës joformale;
  • Ndërprerjen e aktiviteteve të paligjshme që mund të lidhen me trafikim me njerëz;
  • Rritjen e efikasitetit në zbatimin e ligjeve përmes bashkëpunimit ndërinstitucional.

Angazhimi i Inspektoratit Qendror të Punës

Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar që:

  • Të vazhdojë kontrollet në të gjitha komunat e vendit;
  • Të forcojë bashkëpunimin me institucionet e sigurisë dhe administratës shtetërore;
  • Të garantojë respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe zbatimin e legjislacionit të punës pa kompromis.

Inspektorati Qendror i Punës
“Për një vend pune më të sigurt, më të drejtë dhe në përputhje me ligjin”

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors