Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në terren në Komunën e Rahovecit, ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Si rezultat i këtyre inspektimeve, janë ndaluar punimet në 12 objekte ndërtimi, deri në eliminimin e parregullsive dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë inspektimet në terren, me qëllim të parandalimit të rreziqeve dhe krijimit të kushteve të sigurta për punëtorët.